Jo gjithçka ka shkuar mirë në organizimin e ndeshjes Kosovë – Kroaci në Shkodër. Numri i madh i tifozëve kosovarë që kishin marrë rrugë për në Shkodër, duket se u ka shkuar përshtat edhe hajdutëve.
Viktima të vjedhjes nga persona të pandërgjegjshëm ka qenë edhe artisti Fatmir Spahiu. Spahiu në Facebook ka njoftuar se në afërsi të ‘Loro Boriçit’ te pika e parë e kontrollit, i është vjedhur Iphone dhe portofolin.
Me ndihmën e policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ai ka arritur të gjejë telefonin, por jo portofolin.
Postimi i Fatmir Spahiut në Facebook:
Mbram me kane vjedh e me kane thá ne Shkoder! Kuleten dhe telefonin!
E tere kjo ndodhi tek kontrolli i pare nja 200-300 metra nga Loro Boriçi ! Rastin e lajmerova tek policia e Kosoves pastaj tek ajo e Shqiperise!
Me ndihmen e aplikacionit “find my iphone” nga telefoni i shokut tim qe ishte me mua dhe me insistimin e tij per te cilin e falemderoj dhe me gatishmerine e disa policeve civil fantastik te Shkodres Iphoni u gjet pas nje ore, kurse hajni u arrestua!
Pas lojes shkova ne polici per me dhane deklaraten dhe me mar telefonin dhe me pa punen e kuletes e cila kishte shume dokumente te rendesishme, por kuleta nuk u gjet edhe pse ishte ne
te njeitin xhep me telefonin, gjithsesi policia ishte super profesionale dhe i falemderoj per kete gje!
Pjesa interesante ishte numri i Shqiptarve te Kosoves qe mbrem ishin te vjedhur, bile bile ju propozova ta themelojme nje sindikatë!