Shqiptari i “Audit të Verdhë” terrorizoi Italinë mbërrin në Milano

0
211

Ka mbërritur në aeroportin e Malpensa në Milano, ekstraduar nga Athina, shqiptari Vasil Rama, 36 vjeç, i akuzuar si anëtar i bandës së “audit të verdhë” e specializuar në grabitje të dhunshme vilash e banesash në veri lindje të Italisë.

Sipas policisë italiane Vasil Rama  drejtonte automjetin tip Audi RS4 me targë zvicerane e në ngjyrë të verdhë që në janar të 2016 mundi t’i shpëtojë ndjekjes së forcave të rendit duke udhëtuar me shpejtësi 250 km në orë, në drejtim të kundërt në autostradë e duke vënë në rrezik jetën e mjaft udhëtarëve.

Vasil Rama u arrestua në fillim të muajit shtator në Greqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here