Shqipëria merr vlerësim për një praktikë të rrezikshme dhe korruptive

0
203

–   A mund të quhet sukses ritmi i shpejtë i partneritetit publik-privat, ku dihet se praktika të tilla konsiderohen me risk për shtetin dhe privation, edhe në vende të zhvilluara?

 Ervin Kaduku

Banka Botërore i ka dhënë Shqipërisë kurora dafine për një “fitore si e Pirros”. Nga një vend që nuk futej në listën e ekonomive me shërbime të transferua në duart e privatit, Shqipëria renditet e para në rajon për praktikat e dhënies me konçesion. Këtë e konfirmon një raport i Bankës Botërore, të cilin qeveria nxitoi ta prezantojë si arritje dhe sukses të reformave të saj. Kështu në raportin e publikuar nga Banka Botërore mbi “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP–ve 2017”, Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara dhe menaxhimit të kontratave konçesionare.

Sipas raportit, Shqipëria ka marrë vlerësim të lartë për shkak se në renditjen  e PPP (një formë investimi ku shteti dhe privati bëhen bashkë për të kryer një shërbim apo investim) pasi në shumë vende nuk e aplikojnë këtë lloj koncesioni. Por, kjo praktikë, e vonë edhe në vende të zhvilluara, vlerësohet me rrisk për shtetin dhe për privatin, pasi kushtet e të bërit biznes mund të ndryshojnë gjatë viteve të koncesionit.

Konçesionet janë një praktikë që ka dhënë rezultate në vende të ndryshme, por ajo që e impikon qeverinë janë dyshimet për abuzime dhe dhënie të konçesioneve në duar afër interesave të saj. Këtë praktikë mazhoranca e majtë ka nisur ta shtrijë edhe në bashkitë e drejtuara prej saj, ku dy prej shërbimeve të dhëna me konçesion janë parkimi publik me pagesë apo grumbullimi dhe ndarja e mbetjeve për riciklim. Pasojat që janë krijuar kanë shtuar pikëpyetjet mbi qëllimin e dhënies së këtyre konçesioneve edhe në nivel lokal. Administratori i kompanisë që menaxhonte ndarjen dhe grumbullimin e mbetjeve në lanfdfillin e Sharrës është në kërkim. Ai mori të drejtën nga bashkia e Tiranës për të menaxhuar mbetjet në këtë landfill, ku u gjet i vrarë një 17 vjeçar i punësuar në të zezë. Rezultoi që ky person që fitoi konçesionin e bashkisë së Tiranës të ishte funksionar i Partisë Socialiste në Peqin dhe zyrtar i OSHEE-së.

Qeveria e majtë pretendon se në 2 vjet ka  lidhur 14 kontrata të mirëstudiuara ndryshe nga 173 koncesionet e dhëna në 8 vite nga qeveria Berisha, që Rama i konsideroi të pamenduara mirë. Kontratat koncesionare që kanë shkaktuar edhe më shumë zhurmë janë ato në sektorin e shëndetësisë ku veçohen 3 partneritete publike, Check Up-i me vlerë 120 mln euro, hemodializa dhe koncensioni për setet e steriilizmit. Akuzat e opozitës janë për milionë euro abuzime dhe favorizim të kompanive në praktikat e tenderit, duke shënjestruar për këtë ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në fakt praktikën e koncensioneve me konceptin e parneritetit publik privat e filloi ministria e Financave, ku Crown Agents, megjithëse nuk quhet koncension por u quajt asistencë teknike, një projekt që prezupozohej se të sillte në arkën e shtetit 100 milionë euro, i kushtoi buxhetit 8.2 milionë euro.

Përveç këtyre “sukseseve” qeveria nuk ka korrigjuar asgjë lidhur me ato që vetë i ka quajtur konçesione korruptive të qeverisë së kaluar. Vetë kryeministri e ka quajtur konçesionit e skanimit në dogana korruptiv, ashtu si konçesionin për kolaudimin, por në praktikë asgjë nuk ka ndryshuar. “Ky është ndryshimi mes koncesionit të skanimit, që është një grabitje, midis koncesionit të kontrollit të mjeteve që është një grabitje, midis koncesionit të Portit, tre koncesionit të portit që janë një maskaradë dhe këtyre koncesioneve që janë shërbime”-ka thënë kryeminisistri Rama në mbrojtje të konçesioneve të dhënë nga qeveria e tij.

Por, a ka vend për entusiazëm, pas raportit të Bankës Botërore për sukseset me konçesionet dhe këtyre deklaratave të kryeministrit? Rezultatet tregojnë një realitet me cilësi shërbimesh më keq krahasuar me qeverinë e kaluar ndonëse janë dhënë miliona euro për t’i përmirësuar ato.

Në raport me vendet e rajonit si Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania, Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara, ndërkohë që Rumania nuk i ka të rregulluara këto të fundit, dhe menaxhimit të kontratave të PPP.

Duke llogaritur mesataren e pikëve për secilin vend në këtë grup, Shqipëria renditet në vendin e dytë duke lënë pas shtete si Rusia, Turqia, Bullgaria etj. Ndërsa duke konsideruar të 82 ekonomitë e vlerësuara, Shqipëria renditet në vendin e 14. Në fazën e përgatitjes së projekteve ku Bosnjë-Hercegovina është vlerësuar me 58 pikë, Bullgaria me 46 pikë, Rumania me 35 pikë. Për trajtimin e propozimeve të pakërkuara ku Bosnjë-Herzegovina është vlerësuar me 50 pikë, Bullgaria me 50 pikë, ndërkohë që Rumania nuk e ka fare të rregulluar në legjislacionin e saj mundësinë e identifikimit të projekteve të PPP, nga sektori privat. Ndërsa për menaxhimin e kontratave të PPP ku Bosnjë-Herzegovina është vlerësuar me 41 pikë, Bullgaria me 68 pikë, Rumania me 51 pikë.  Sipas këtij raporti, rezulton gjithashtu që jo të gjithë shtetet, kanë një kuadër ligjor që rregullon fushën e PPP.  Vetëm 49% e tyre ku përfshihet dhe Shqipëria, kanë dispozita ligjore dhe për Koncesionet dhe PPP.  Shtete të tjera të rajonit siç është dhe Rumania, nuk kanë dispozita të veçanta që rregullojnë PPP, por i trajtojnë ato si pjesë e legjislacionit për Prokurimin Publik.  Rezultatet e analizës janë paraqitur në një shkallë nga 0 deri 100.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here