Policia zhduk 23 ton kanabis që u gjetën në Vlorë

1
217

Zhduken 23 ton kanabis që u gjetën në Vlorë në aksionin e organizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se komunikata e policisë ka pasur një lapsus, në përdorimin e presjes dhjetore dhe në njësinë matëse kilogram dhe gram.

Kjo është deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në lidhje me lajmin e sekuestrimit dhe asgjësimit të 23 tonëve hashash në fshatrat Treblovë, Vezhdanisht dhe Vranisht të luginës së lumit Vlorë.

ABC News ka arritur të siguroi, komunikatën e brendshme të policisë së shtetit, ne te cilën janë renditur informacionet e klasifikuara të operacionit të ndërmarr nga prokuroria për krime të rënda dhe policia në këtë zonë më datë 4 Tetor të këtij viti. Kjo komunikatë, vazhdon të jetë e klasifikuar edhe pse ministri pati premtuar se nuk do ketë prej Policisë se Shtetit informacione të klasifikuar për media. Komunikata jep detaje dhe veprimet e policisë.

“Më datë 04.10.2016, ora 23:30, në fshatin Vranisht, në 3 parcela, janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 3250 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, 900 bimë narkotike në proces tharje në dy kapanone, 16.009 kg me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe 1 armë zjarri AK- 47 model 56.
Më datë 04.10.2016, ora 23:30, në fshatin Treblovë, në 3 parcela, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 1220 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 820 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa në proces tharje në 4 kapanone dhe 7.002 kg, 1 automatik AK-47, 1 pushkë model 56 dhe një sasi fishekësh”.

Në përshkrimet e komunikatës ditore të Policisë së Shtetit, në asnjë rast nuk flitet për gram, por për kilogram kanabis të sekuestruar. Nga përllogaritja e kësaj shifre, të fiksuar në komunikatë rezulton se veç bimëve të kanabist në proces tharje dhe të mbjella, janë sekuestruar edhe 23 ton hashash.

Edhe sikur të merret e mirëqenë fakti se janë ngatërruar presjet dhjetore, sipas deklaratës se Çakos, ato mund të ngatërrohen në ndonjë nga këto paragrafët por jo në të gjithë përshkrimet e operacionit të policisë. Dyshime ngrihen se me çfarë peshore, policia e shtetit i ka peshuar këto sasi të bllokuara në një zonë malore, ku për të arritur atje duhet të ecet rreth 2 orë në këmbë”

Veç të tjerash, ABC News ka arritur të siguroje foto të kapanonëve të kanabisit, në mesin e të cilave janë edhe këto thasë të mbushur me hashash. Referuar deklaratës së drejtorit të përgjithshëm të policisë, nëse janë ngatërruar presjet dhjetor në këto komunikata, lind pyetja se sa mund të peshojnë vetëm këto dy thasë?!

Pavarësisht këtyre fotove dhe detajeve të tjera të dosjes, lind pyetja që pse policia e shtetit në njoftimin e saj dërguar mediave me datë 5 Tetor nuk ka përshkruar asnjë kilogram apo gram kanabis të tharë të sekuestruar? Që për drejtorin Çako nuk janë 23 tonë por 23 kg. Krahasuar edhe me njoftimet e tjera të policisë që shpërndahen çdo ditë për mediat, zyra e shtypit e policisë se shtetit tregohet aq e kujdesshme sa të njoftojë edhe për bllokimin e satirave minimale të lëndëve narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here