Pas 5 vitesh qëndrim – Gjermania do ndërpresë asistencat sociale për emigrantët e BE-së

0
194

migrantët e BE-së që shkojnë në Gjermani mund të ndalohen nga marrja e përfitimeve të papunësisë për 5 vjet pas mbërritjes në bazë të ligjeve të reja të propozuara.

Kabineti i Angela Merkel pritet të bjerë dakord me planin javën e ardhshme në mes të një debati të madh në Gjermani në lidhje me nivelet e larta të emigracionit që kërcënon shpresat e Kancelares për rizgjedhje vitin e ardhshëm.

Ligji i planifikuar do të ndalojë të sapoardhurit e BE-së që pretendojnë të marrin para nga sistemi “Hartz IV” nëse ata nuk kanë një punë.

Gazeta gjermane Die Ëelt tha se ligjet e reja, të hartuara nga Ministri i Punës Andrea Nahles, do të diskutohen nga kabineti i Merkel javën e ardhshme.

Propozimi do të ketë një ndikim të ngjashëm me atë që qeveria angleze kërkoi përpara referendumit të BE-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here