Jepet vendimi i gjykatës për Stresin

0
190

Dukej sikur gjithçka ishte harruar. Pas arratisjes nga komisariati nr.3 i policisë Arkimed Lushaj bënte një jetë normale, madje me provokime të cilat shpesh kanë qenë të forta. Por, Stresi i cili ishte dënuar me dy muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, tashmë ka marrë vendimin përfundimtar nga Apeli. Në seancën e mbajtur sot, reperi i njohur është dënuar me 18 muaj shërbim prove.

I njohur për problemet dhe përplasjen me policinë, Stresi rreth një vit e gjysmë më parë u hodh nga kati i dytë i komisariatit. Ai ishte shoqëruar për verifikime pasi dyshohej se kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor por në kohën e veprimeve të oficerëve të policisë, njësoj si në filma, 28-vjeçari ka mundur të arratiset. Më pas Arkimed Lushaj u shpall në kërkim dhe pikërisht për këtë çështje u dënua sot nga Apeli, duke i shpëtuar burgut!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here