Ish prokurori Petrit Vukaj vuan nga një sëmundje e rëndë, prokuroria kërkon dënim2 vite shërbim prove

0
190
TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. ATSH.Foto: Agim Dobi

Prokurori e Krimeve të Rënda, kërkoi dënimin me 3 vite burg për Petrit Vukjan, prokurorin e Fierit i cili akuzohet se mori 3 milion lekë për të ndryshuar një vendim në favor të Elton Xhemalit i cili u arrestua pas një aksidenti me pasojë vdekjen e një personi. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që dënimin prej 3 vite burg, ti kthehet në dy vjet shërbim prove Vukjat, nisur nga gjendja e tij jo e mirë shëndetësore. Në të njëjtën kohë u kërkua që prokurori i Fierit, mos ushtrojë asnjë funksion apo detyrë publike për tre vjet. Po kështu, organi i akuzës kërkoi dënimin me nga 2 vjet heqje lirie për tre të akuzuarit e tjerë, Elton Xhemali, Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë shumën prej 3 milion lek të vjetra për të zbutuar masën e dënimit ndaj Elton Xhemalit.

Hetimet

Sipas hetimev të prokurorisë ka rezultuar se Petrit Vukaj, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31.03.2015, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, me pasojë vdekjen e qytetarit Përparim Bizhga, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.Në bazë të veprimeve hetimore është konstatuar se shtetasi Elton Xhemali, nëpërmjet vëllait të tij, Arjan Xhemali dhe oficerit të Policisë së Shtetit, Gazmir Nelollari, synon që të shmangë dënimin me burgim. Për të arritur qëllimin e tyre, Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kontaktojnë me prokurorin e çështjes, Petrit Vukaj, i cili, në bazë të veprimeve të tij proceduriale, ka marrë përsipër zbutjen e pozitës proceduriale të të paraburgosurit Xhemali, në këmbim të parave, e cila, sipas të personave të përfshirë është 300 mijë lekë të reja. Pas ndërhyrjes së dyshuar korruptive, prokurori Vukaj, në seancën e datës 07.10.2015 në gjykatën e Fierit, kërkon dënimin me 2 vjet burgim për të pandehurin Elton Xhemali dhe pezullimin e dënimit e kalimin e tij në shërbim prove. Kërkesa e prokurorit është pranuar pjesërisht nga ana e gjykatës, e cila ka vendosur dënimin me 18 muaj burgim. Ky vendim i gjykatës rezulton se nuk ka kënaqur aspak të pandehurin Xhemali, pasi vëllai i tij dhe Nemollariti i kishin dhënë garanci se kishin ndërhyrë të prokurori dhe ai do të dilte nga paraburgimi. Në këto kushte Elton Xhemali i kërkon dy personave të tjerë që t’i marrin paratë që i kanë dhënë Vukajt, pasi ai nuk e kishte mbajtur premtimin e tij.

Përgjimet

Provat e mbledhura nga Prokuroria e krimeve të Rënda më ngarkim të Petrit Vukajt dhe personave të tjerë të përfshirë në aferën korruptive janë një sërë raportesh shkresore, raporte vëzhgimi dhe përgjimi, për të provuar dyshimet e ngritura ndaj Vukajt. Sipas prokurorisë, bëhet me dije se, në një prej këtyre vëzhgimeve ambientale, Vukaj është parë i ulur në një tavolinë me Arjan Xhemalin vëllain e të pandehurit Elton Xhemali dhe mikun e tij, Gazmir Nelollari. Rezulton se ai ka shkëmbyer numrat e telefonit me Gazmir Nelollarin dhe krijon kontakte telefonike dhe takime të drejtpërdrejta fizike me të. Sipas Prokurorisë, Gazmir Nelollari i kërkon para Arjan Xhemalit me qëllim për t’ua dhënë funksionarëve të drejtësisë, për të ndryshuar masën ndaj Elton Xhemalit. Nga hetimi ka rezultuar se Gazmir Nelollari pas kontakteve me prokurorin Vukaj ka siguruar vëllezërit Xhemali se puna është kryer me sukses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here