Tri arsye se përse HUMORI është ÇELËSI i SUKSESIT në VEND TË PUNËS!

0
170
We decided to prank allie when she was out today for Jury Duty. Lets just say she was less than happy the next morning. I will spare you the video I took.

A e dini se një sens i mirë i humorit do t’ju ndihmoj të bashkëpunoni më mirët me njerëzit në vendin e punës?

Sensi i mirë i humorit do t’ju ndihmoj t’i kryeni gjërat më lehtë duke e ngritur moralin e kolegëve dhe nivelin e angazhimit. Veç  kësaj, sensi i humorit e ngrit produktivitetin duke e zvogëluar stresin në punë.

Veç këtyre, të qenit “argëtues në punë” i ndihmon punëtorët të komunikojnë dhe të ndajnë ide pa pasur ndonjë hezitim. Sipas një studimi që i kishte përfshirë rreth 275,000 njerëz, ishte zbuluar se niveli i lartë i lumturisë në vend të punës i bënte njerëzit më kreativ.

Njerëzit ndjehen më komod në ambiente ku mbizotëron sensi i mirë i humorit dhe kjo është arsyeja se përse idetë i godasin mendjet e tyre më lehtë.

Nëse ende keni ndonjë dyshim se a mund të jetë humori i lidhur me suksesin apo jo, ja disa pika që e dëshmojnë këtë.

Të bën më kreativ

Humori është mënyra më e mirë për të krijuar një ambient të shoqërueshëm dhe të lumtur ku njerëzit mund të komunikojnë lehtë me njëri-tjetrin dhe t’i ofrojnë idetë e sugjerimet e tyre.

Kur qeshni dhe ndjeheni të argëtuar, ju automatikisht keni një mendje më kreative.

Të mban të qetë gjatë ditëve të këqija

Duhet të ballafaqoheni me lloj-lloj situatash në zyrë në baza ditore, duke filluar nga problemet e vogla e deri tek krizat më të mëdha. Por, nëse keni sens të mirë të humorit ju do të jeni më të qetë gjatë krizave dhe do të mund të ballafaqoheni me çdo problem.

Humori të mban të shëndetshëm

Stresi është i keq për shëndetin dhe e zvogëlon efiçiencën tuaj në punë. Megjithatë, një sens i mirë i humorit të mban mirë në termat fizik, mendor dhe emocional.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here