Rojet e hashashit braktisin makinën që i preu rrugën prokurorit, arrestohet një grua

0

Policia e shtetit ka dhënë detja të tjera në lidhje me operacionin e zhvilluar të mërkurën në fshatin Myz të Matit ku asgjësuan 10600  bimë narkotike. Një person u shpall në kërkim i dyshuar si kultivues i drogës. Gjatë kontrollit në banesën e Fatmir Shehit, në njërën nga dhomat u gjet një sasi lënde narkotike, në formë boçeje, në proces tharje, me peshë rreth 2 kilogramë e cila u sekuestrua si provë materiale. Për këtë shkak policia arrestoi bashkëshorten e tij Nexhmije Shehi, 48 vjeç.

Policia thotë se në afërsi të vendit ku u gjetën të kultivuara 10600  bimët narkotike, është gjetur i braktisur një automjet  tip “Toyota”, me targa  AA 598 AM. Nga verifikimi në sistem rezulton se këto targa nuk i përkasin këtij mjeti.

Një ditë më parë prokurori i çështjes së bashku me një hetues ishte nisur të verifikonte informacionin për mbjellje të kanabisit, por një person i kishte prerë rrugën me makinë duke mos i dhënë shpjegime përse nuk duhet të kalonte. Kjo ka bërë që prokurori të njoftojë policinë dhe të nisë menjëherë aksioni policor.

Lini nje pergjigje