Ja si ndikojnë ngjyrat e veshjeve tek njerëzit

0
177

Ndonjëherë e zgjedhim ngjyrën e rrobave varësisht prej asaj se si ndjehemi, e ndonjëherë për ta ndryshuar disponimin. Për shembull, e kuqja e përshpejton pulsin dhe e shton vetëbesimin, ndërsa e kaltra relakson.

Prandaj, mos vishni diçka vetëm pse ajo ngjyrë ju përshtatet mirë me flokë apo sy, por keni kujdes edhe si ndikon në disponimin tuaj.

E kuqja

E kuqja e shton vetëbesimin dhe kontribuon që të shquheni në një grumbull njerëzish. Ajo tregon guxim dhe e lehtëson marrjen e vendimeve. Në shumicën e botës kjo ngjyrë ka oreolin e joshjes së fuqishme.

E verdha

Kjo ngjyrë diellore e pozitive ndihmon në afrimin e njerëzve, madje edhe me ata të cilët mund t’i quajmë kryelartë apo bukur të turpshëm. Po vendosët të visheni me kombinim të verdhë, keni kujdes të mos e teproni me verdhësi.

E kaltra

Ajo është e kundërta e plotë e ngjyrës së kuqe. I ngadalëson të rrahurat e zemrës dhe e zbret tensionin e gjakut, prandaj është ideale për ndjenjë relaksi.

E gjelbra

Kjo ngjyrë qetëson e freskon. Do të thotë, po të doni të ndjeheni ashtu, vishni diçka gjel bër. Ajo ka shumë nuanca, kështu që është e përshtatshme për të gjitha tipat e lëkurës, përkatësisht gjithkush mund ta gjejë nuancën e cila i rri mirë.

Vjollce

Është e përkryer për të krijuar përshtypjen e njeriut me përvojë e vetëbesim. Si edhe e kaltra, është zgjidhje e shkëlqyeshme për krijimin e përshtypjes së parë pozitive.

E zeza

Kjo ngjyrë ju rri mirë gati të gjithëve, kurse është e njohur për të krijuar efektin vizuel të të hollës dhe i kontribuon dukje elegante.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here