Ja kush është 47-vjeçari që u vra në Shkodër, la pas 4 fëmijë

0
167

47-vjeçari, i cili u ekzekutua në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ditën e sotme, ishte i martuar dhe me 4 fëmijë. Burime zyrtare bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se Genc Mhillaj, banues në Torovicë të Lezhës, merrej me blegtori në fshat. Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e banorëve të Torovicës, të përcjella nga korrespondenti i ‘News24’, Pjetër Gjini, mësohet se Mhillaj nuk ka pasur konflikte me askënd. “Genci njihej nga të gjithë si tip i qet, dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Gruan e ka mësuese dhe janë familje shumë e mirë dhe e respektuar në fshat’, dëshmon një prej banorëve të Torrovicës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here