Intervistë/ Filmi “Home” në festivalin kualifikues për çmim Oscar. Regjisorja Raça: Shumë shpejt premierë në Amerikë

0
802

more-raca

Flet regjisorja More:Në Shqipëri nuk kemi patur një open call, është e rëndësishme edhe për mua ta prezantoj këtu para publikut shqiptar

 

Intervistoi: Irini Meçe

Filmi “Home” nga More Raça me producent Sunaj Raça pas premierës botërore në “Raindance Film Fesitval” i cili u mirëprit nga publiku londinez dhe me rastin e kësaj premiere, rreth filmit shkruajti analizë edhe portali “The Critical Critic” duke e cilësuar ‘Home’ si një dokument të rëndësishëm shoqëror dhe një pjesë të mirë të kinemasë, gjë që kritikët vlerësuan se nuk është e lehtë t’i kombinosh në film këto dy karakteristika. Por suksesi i këtij filmi nuk mbaron këtu. Ky film tani vazhdon rrugëtimin në festivale tjera. “Home” është pranuar në konkurrencën zyrtare në festivalin kualifikues për çmim Oscar, në “St. Louis Film Festival” i cili do të mbahet nga 3 deri me 13 nëntor në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për gazetën “Standard” regjisorja e filmit More Raça u shpreh “jam shumë e kënaqur që me ndihmën e bashkëpuntorëve ia kemi arritur kësaj gjëje dhe dëshirojmë shumë që filmi të shihet dhe të pëlqehet nga audienca, të ketë kritika pozitive nga mediat dhe të përçojë mesazhin e tij që edhe meshkujt të jenë trashëgimtarë të barabartë në syrin prindëror” Gjithashtu ajo shtoi se pas shfaqjes së filmit në këto festivale do të dëshironte shumë që të “Home” të prezantohej para publikut shqiptar. More Raça tregoi se po punon ndërkohë edhe një projekt të ri që mund të jetë filmi i parë i saj me metrazh të gjatë.  Filmi ‘Home’ bazohet në një ngjarje të vërtetë dhe  trajton problematikën e trashëgimisë mes një vëllai dhe një motre, mes të drejtës bazuar në traditë si edhe asaj ligjore për të përfituar në mënyrë të barabartë. “Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.‘Home’ është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës”.Ky është filmi i dytë i regjisores More Raça pas atij me titull ‘Amel’.

05_10_2016_9182749_filmi_home_nga_more_raca_me_producent_sunaj_raca

Filmi “Home” para pak ditësh ishte premirë botërore në Londër. Si shkoi gjithçka aty dhe si u prit nga publiku në Londër? 

Filmi u shfaq në Londër në kuadër të festivalit “Raindance Film Fesitval”, i cili është festivali i kategorisë A dhe është një festival që mund të kualifikojë filmat me metrazh të shkurtër për në Oscar dhe u shfaq në datën 24 shtator  si premierë botore dhe në datën 1 tetor . Unë kam qenë prezente në datën 1 tetor dhe u prit shumë mirë. Ka qenë shumë çudi sepse ka patur një audiencë shumë të gjerë dhe të madhe dhe kemi marrë shumë kritika pozitive si dhe është pëlqyer shumë nga audienca dhe publiku. Ka patur shumë edhe duartrokitje dhe kritika nga mediat londineze, të cilat e kanë vlerësuar mjaft mirë.

Para pak ditësh “Home” ka marr kritika pozitive nga  Critical Movie Critics. Sa dakort ishit ju me ato kritika që morët?

Faktikisht ka qenë një kritikë mjaft interesante dhe na pëlqyen shumë sepse e vlerësoi filmin shumë lart  dhe është vërtet shumë gjë e mirë që të vlerësohesh nga Critical Movie Critics.

Filmi “Home” është finalizuar në total si projekt në qershor të këtij viti. Si ka lindur ideja për të realizuar këtë film?

Ideja ka qenë qysh në vitin 2013 kur kam punuar për një dokumentar ku nga aty kam dëgjuar shumë histori të ndryshme me bazë të vërteta. Dhe menjëherë fillova të merrem me hulumtime të tjera, të punoj me skenarin dhe më pas e dërgova tek Qendra Kinematografike e Kosovës, në konkursin e fundit, pra të vitit 2015. Më pas kemi vendosur që xhirimet e filmit t’i nisnim në shkurt të vitit 2016 në një kohë relativisht të ftohtë. Është finalizuar në qershor dhe gjatë gjithë asaj kohe jemi marr me korrektimin e gjërave, audios etj.

“Home” është i bazuar në histori të vërtetë, i cili paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes vëllait dhe motrës. Nga cila ngjarje jeni ngacmuar ju konkretisht? 

Më kanë ngacmuar dhe më kanë intriguar shumë ngjarje dhe konfliket që janë në shoqëri mes vëllait dhe motrës për shkak të trashëgimisë. Dhe duke parë këtë problematikë vendosa që ta trajtoj në formën e një filmi me metrazh të shkurtër, pasi dhe mediat nuk e kanë trajtuar shumë si fenomen.

“Home” paraqet një tematikë aktuale në shoqërinë tonë. Çfarë doni ju që të transmetoni nëpërmjet këtij filmi me metrazh të shkurtër?

Për mua pikë së pari ka qenë shumë e rëndësishme që ky film të realizohej dhe të jetë artistikisht në nivel dhe jam shumë e kënaqur që me ndihmën e bashkëpuntorëve ia kemi arritur kësaj gjëje dhe dëshirojmë shumë që filmi të shihet dhe të pëlqehet nga audienca, të ketë kritika pozitive nga mediat dhe të përçojë mesazhin e tij që edhe meshkujt të jenë trashëgimtarë të barabartë në syrin prindëror.

Pse keni vendosur që filmi të titullohet “Home”?

Pasi është konflikti mes vëllait dhe motrës në shtëpinë e tyre, ku mendohet që vetëm vëllai ka të drejtë ta trashëgojë shtëpinë dhe motra mbetet e përjashtuar. Pra ka qenë një titull paksa ironik që ajo nuk e trashëgon shtëpinë. Për këtë arsye kam vendosur ta titulloj ”Home”.

Dhe një film tjetër kosovar por që flet mbi temën e refugjatëve titullohet “Home”. Nuk mendoni që do të krijojë pak konfuzion tek publiku?

Unë kur kam punuar për këtë film ka qenë viti 2013 dhe nuk e kam ditur që një film tjetër në të njëjtën kohë po punohej dhe do të ishte me këtë titull. Mendoj se janë dy filma që trajtojnë dy ngjarje krejtësisht ndryshe dhe besoj se titulli nuk është ndonjë konkurrencë. Të dy filmat kanë vlerën e tyre dhe po dëshmohen nëpër festivale të ndryshme prestigjioze.

Si e keni përzgjedhur kastin e aktorëve?

Në muajin dhjetor kemi hapur një audicion për aktorët, kemi kërkuar aktore dhe aktorë me kriteret që na janë dashur nga ta dhe ka patur një numër shumë të madh që kanë aplikuar sidomos në rolin e kryeprotagonistes. Dhe në bazë të atij audicioni kemi përzgjedhur ata aktorë që na u dukën më të përshtatshëm për të formuar ato karaktere.

A keni menduar që “Home” të jetë premeirë diku tjetër?

 Për momentin premiera ka qenë në Londër, për pak do të kemi edhe premierën në Amerikë, ku do të jetë pjesë e një festivali shumë prestigjioz.

Në Shqipëri kur keni menduar që të vijë si premierë?

Ne kemi filluar me strategjinë që ta dërgojmë filmin në ato festivale më prestigjioze ndërkombëtare si fillim për të krijuar një reputacion për filmin dhe në atë kohë nuk ka patur ndonjë open call, pra një thirrje të hapur për ndonjë festival kombëtar, mirëpo filmi pas shfaqjes në këto festivale patjetër që do të jetë prezent edhe në Shqipëri pasi është e rëndësishme edhe për mua ta prezantoj këtu para publikut shqiptar.

“Home” u finalizua me sukses. Keni menduar që të sillni një projekt tjetër po aq sa të suksesshëm sa ky?

Po, jam duke u hulumtuar për tema të cilat janë të patrajtuara dhe gjithmonë jam duke shikuar se cili do të jetë projekti im i ardhshëm. Faktikisht jam duke realizuar shkrimin e një skenari shumë interesant dhe besoj se ai do të jetë filmi im i parë me metrazh të gjatë.

 

“Home” në festivalin kualifikues për çmim Oscar

Filmi “Home” nga More Raça me producent Sunaj Raça pas premierës botërore në “Raindance Film Fesitval” i cili u mirëprit nga publiku londinez dhe me rastin e kësaj premiere, rreth filmit shkruajti analizë edhe portali ‘The Critical Critic’ duke e cilësuar “Home” si një dokument të rëndësishëm shoqëror dhe një pjesë të mirë të kinemasë, gjë që kritikët vlerësuan se nuk është e lehtë t’i kombinosh në film këto dy karakteristika. Por suksesi i këtij filmi nuk mbaron këtu. Ky film tani po vazhdon rrugëtimin në festivale tjera, “Home” është pranuar në konkurrencën zyrtare në festivalin kualifikues për çmim Oscar, në “St. Louis Film Festival” i cili do të mbahet nga 3 deri me 13 nëntor në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fituesit e çmimeve “Best Live Action Short”, “Best Animated Short”, “Best of Fest (Narrative Short)”, dhe “Best Documentary Short” mund të aplikojnë për konsiderim në Oscars.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here