Standard.al

Eduard Halimi sqaron situatën në lidhje me sëmundjen

0

Deputeti demokrat Eduard Halimi pas deklaratës që bëri sot në Parlament për sëmundjen, reagoi në Facebook duke sqaruar se çfarë po ndodh.

Halimi shkruan se nuk bëhet fjalë për sëmundjen e tij, por për një pjesëtar të familjes së tij që fatkeqësisht ka humbur jetën nga sëmundjet e ndotjes së mjedisit.

“Të dashur miq, Ju falënderoj shumë për mesazhet që kam marrë pas fjalës sot në parlament në lidhje me kërkesën e PD për referendum popullor për importin e plehrave. Po ashtu ju falenderoj dhe për shqetësimin tuaj në lidhje me shëndetin tim.

Por dua t’ju them se sëmundja nga ndotjet e përmendur ne fjalen time sot ka të beje me nje pjesëtar shumë të shtrenjtë të familjes që nuk jeton më. Ju falënderoj edhe njehere per qindra mesazhet dhe telefonatat. Eduard”, shkruan Eduard Halimi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.