Dy futbollistë të La Liga bëjnë orgji, videoja seksuale trondit futbollin (Video/Foto +18)

0
432

Sergi Enrich dhe Antonio Luna u bënë dje protagonistë të papritur të rrjeteve sociale. Të dy lojtarët e Eibar befasuan përmes rrjedhjes së imazheve me përmbajtje seksuale, teksa shfaqen pranë, në një marrëdhënie të rinjsh.

Madhësia e skandalit të gjeneruar në këtë rast ishte e tillë, sa të dy lojtarët e Eibar ishin të detyruar për të bërë një deklaratë në lidhje me atë që ka ndodhur, duke thënë se bëhet fjalë për “një pamaturi, për të cilën ne nuk jemi përgjegjës. Këto imazhe kanë dalë në dritë pa dijeninë tonë, aq më pak me pëlqimin tonë.” Në deklaratën e nënshkruar nga të dy futbollistët vërehet, gjithashtu, se kjo mund të ketë ndodhur për të dëmtuar imazhin e Eibar.

Të dy lojtarët kanë kërkuar falje pas kasetës seksuale, që u bë virale në rrjetet sociale. Megjithatë, ata theksojnë se regjistrimi është “një akt privat, i cili u zhvillua mes të rriturve, në miratim të plotë, në kuadër të lirive që të gjithë gëzojmë. Neve, gjithashtu, na vjen keq për dëmin potencial (jo vetëm) të imazhit tonë, por në mënyrë të veçantë të klubit, ngjyrat e të cilit përfaqësojmë, dhe se kjo mund të ketë ofenduar mbështetësit tanë dhe qytetin e Eibar në përgjithësi. Ne jemi të vetëdijshëm se futbollistët profesionistë duhet të jenë shembull në çdo hap të jetës, sidomos për fëmijët.

seks

Duke qenë kjo arsyeja, ne kërkojmë ndjesë, nëse ky incident i ka shkaktuar dëm ndokujt. Po ashtu, duam të kërkojmë ndjesë për daljen në qarkullim të kësaj videoje, e cila mund t’u shkaktojë dëme personave të tretë, të përfshirë në të.”

Videoja e aktit seksual, ky dy futbollistët e Eibar shkojnë njëherësh me një vajzë të re, pra duke bërë orgji, është bllokuar nga kanali “YouTube”, por në rrjetet sociale ajo mund të shihet ende, edhe pse për çdo media serioze duket diçka që i tejkalon caqet e kodit etik. Duke qenë se skenat janë të denja për filma porno, ne po japim vetëm linkun e njërës prej mediave të huaja, që e kanë parë të udhës ta botojnë “bruto”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here