Vendosen gjoba për kompanitë e sigurimeve

0
212

 

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka vendosur të gjobisë kompanitë e sigurimit me nga 1 milion lekë për rritjen e njëkohëshme të primit të sigurimit duke mos njoftuar paraprakisht pranë rregullatorit. Prej më shumë se dy javësh AMF deklaroi që në rendin e saj të ditës në takimet e Bordit do të ishin edhe masat administrative ndaj kompanive por çështja u shty disa herë me radhë duke u finalizuar në një mbledhje maratonë të mbajtur në datë 3 tetor.

Në datë 24 gusht, të gjitha shoqëritë e sigurimeve të Jo-Jetës rritën në mënyrë të koordinuar tarifat e sigurimit TPL me rreth 20-25%, duke e çuar çmimin në rreth 18,900 lekë. Kjo situatë shkaktoi rritje të pakënaqësive te konsumatorët, të cilët nuk ishin paralajmëruar për një masë të tillë. Rritja e primit të sigurimit u bë në datë 24 gusht në mënyrë të njëkohëshme nga kompanitë dhe rezultoi me 20 për qind shtesë mbi primin e vjetër. Por nga ajo datë e deri më sot ka pasur një furtunë zhvillimesh ku u përfshinë Konkurrenca, Kontolli i Lartë i Shtetit dhe Komisioni i Ekonomisë. Rregullatori i tregut që në këtë rast është AMF fillimisht deklaroi se nuk mund të ndërhynte në treg pasi ky i fundit ishte i liberalizuar dhe më pas me një shkresë tjetër do të kërkonte që rritja e bërë nga kompanitë të anullohej. Në të njëjtin dokument thuhej se AMF nuk ishte lajmëruar sipas parashikimeve ligjore dhe duket se kjo është e vetmja shkelje e ndëshkueshme në këtë mes që tashmë është mbyllur me gjoba 1 milionshe. Gati katër vjet më pare, ishte Autoriteti i Konkurrencës, i cili vendosi gjobitjen e shoqërive të sigurimit me argumentin se kishin rritur në të njëtjën kohë dhe në të njëjtën masë çmimet për të gjitha sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta MTPL.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here