Pas Blushit ikën nga Ps edhe Mimoza Hafizi

0
206

Pak ditë pasi zyrtarizoi largimin nga PS Ben Blushi, një tjetër deputete largohet nga Partia Socialiste. Ajo është Mimoza Hafizi e cila edhe më herët ka dalë në mbështetje të Blushit, i cili ka kritikuar qeverinë dhe partinë ku bënte pjesë. “Formalisht dhe praktikisht nuk jam më pjesë e PS”, ka deklaruar Hafizi.

Deputeti Ben Blushi ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme ku ka shpallur statutin provizor të partisë së tij, e cila pritet që të zyrtarizohet me 10 nëntor. Në takimin-forum që zhvilloi ditën e sotme Blushi me anëtarët e parë të kësaj partie, prezantoi “Librin e Rregullave”.Partia e re e Blushit do të përbëhet nga 21 anëtarë që formëzojnë kryesinë e saj. Këta do të zgjidhen me votë nëpër rrethe. “Burime” nga “Panorama.al” thonë se në prezantimin që iu bë statutit përbendej emri Lista. Ndoshta ky do të jetë edhe emri i partisë së Blushit. Deri më tani, veç tij, partisë i është bashkuar edhe Mimoza Hafizi nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here