O burra për Amerikë!/ Llotaria amerikane, shqiptarët dhe e “verteta” e largimit të tyre

0
365

largimi-shqiptareve

Anesti Barjamemaj

Edhe pse lotaria Amerika është kthyer tashmë në një ngjarje të zakonshme për Shqipërinë, vërehet se sa herë që nis faza e aplikimit deri në shpalljen e fituesve, ka një interes të madh të qytetarëve. Vitet e fundit aplikuesit janë shtuar, por fituesit mbeten të njëjtë. Çdo vjeshte së bashku me gjethet që bien, shumë shqiptarë nisin rrugëtimin për “ëndrrën Amerikane”. Nga viti në vit aplikuesit shumë fishohen duke kapur edhe shifra rekord, si p.sh deri në 200 mijë njerëz vitin e kaluar. Duket si një ngjarje e zakonshme, si një aplikim i thjeshtë, por për popullin e është një ngjarje madhore. Pas aplikimit të një viti më parë dhe një përgjigjje negative, aplikimet e reja janë si një frymëmarrje për ta. Tetori përveç ditëlindjeve të disa udhëheqësve të shquar të Shqipërisë (këto data duhet të bëhen edhe festa kombëtare), ka llotarinë amerikane si ngjarjen më të  rëndësishme. Amerika gjithmonë ka qenë ëndërr, por edhe pjesë e debateve midis palëve në politikë, por llotaria amerikane e ka shtuar dozën e debatit. Opozita akuzon qeverinë se ka ulur besimin te qytetarët dhe ata kërkojnë një jetë më të mirë, prandaj largohen. Por qeveria thotë se kjo situatë është krijuar nga ekzekutivi i mëparshëm. Ish-qeveria akuzon se vendi është përfshirë nga kriza. Ish-opozita deklaron se kriza e vetme është në opozitë (këtu kuptohet për çdo opozitë që lufton me qeverinë jo vetëm me të sotmen). Nga opozita vijnjë akuza se është ulur zhvillimi ekonomik, nuk ka punë, nuk ka shpresë dhe gjithë të zezat e tjera.

 Por si qëndron e vërteta?

Shqiptarët gjithmonë janë shquar si një popull kureshtar. Që në lashtësi ata kanë emigruar për një jetë më të mirë (siç thuhet nga historia, por kjo pjesë duhet marrë me rezerva). Në libra të historisë ne etiketohemi si një popull endacak, që kërkonë të krijojë një jetë të re në vende të ndryshme. Edhe pse koha ka kaluar, zakoni i shqiptarëve për të njohur vende të reja nuk ka ndryshuar. Para 25 vitesh, shqiptarët me ardhjen e demorkacisë (në këtë kohë mundën të largohëshin se u hapën kufijtë, sepse më parë kishim regjimin diktatorial)  kërkuan një jetë të re dhe largimet nga Shqipëria u quajtën si eksod. Por tani 25 vite më vonë, dëshira e tyre për të parë vende të tjera është sërisht e madhe. Europa nuk është më një vend tërheqës për të kaluar një pjesë të jetës, prandaj si një vend ekzotik i drejtohen Amerikës. Qeveria atje jep një mundësi për disa mijëra njerëz, pasi ka krijuar atë që quhet llotaria amerikane. Shqiptarët (si popull kurioz dhe që kanë dëshirë të njohin kultura të reja kërkojnë ta vizitojnë këtë vend) kryejnë aplikimet në mënyra masive. Masivizimi është një gjë rastësore, por ka zëra që thonë se aplikimi kryhet në mënyra të organizuar për tu larguar nga Shqipëria për shkak të varfërisë. Por kjo gjë është e pavërtetë, pasi Shqipëria dita ditës po njeh zhvillime madhore dhe ka të gjitha arsyetimet që të çojnë tek një qëndrim në vend. Nga zhvillimi, njerëzit janë të kënaqur, por përsëri dëshira për të eksploruar vende që ndoshta mund të jenë edhe më pak të zhvilluar nuk u mungon. Amerika njihet si një vend i cili është i zhvilluar, por përsëri në krahasim më vendin tonë lë për të dëshiruar.  Arsyet që cilësohen si detyrimi i largimit të shqiptarëve.

Ekonomia

Vendi ynë është i vetmi vend që ka një rrijte ekonomike prej 3-5% çdo vitë (shifrat janë zyrtarë pasi citohet qeveria e cila në raportet vjetore dhe premtimet deklaron këtë shifër), por gjithmonë ekzekutivi në mes të vitit detyrohet që ta ulë pak shifrën, pasi planet nuk shkojnë gjithnjw siç duhet. Kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe, por ekonomia e jo formalizuar (sepse një nga dashakeqësit e qeverisë që nuk e lë të punoj është jo formalizimi) bën që rritja të mos matet në mënyre të drejtë.  Ekonomia e dobët nuk qëndron si një nga  arsyet për largimin e shqiptarve nga vendi i tyre.

Papunësia

Një tjerët arsye që renditet nga opozita (dhe ata të cilët nuk e lënë qeverinë të “punojë”) është papunësia. Por premtimi për 300 mijë vende të reja punë po bëhet realitet. Në një deklaratë të Ministrit të Financave zotit Arben Ahmetaj ( i cili ka qenë më herët edhe ministër i Ekonomisëdhe e njeh mirë situatën) thuhej se janë krijuar 200 mijë e kusur vende të reja pune. Sipas qeverisë një vendi ri pune quhet edhe formalizimi jo vetëm një punë e re (shifra 200 mijë që është edhe me lartë sipas  tyre).  Por ti analizojmë këto shifra duket qartë që në Amerikë edhe pse ka një popullësi disa herë më të madhe se Shqipëria, nuk krijon dot kaq shumë vende pune në një kohë të njëjtë me ne. Edhe kryeminstri i vendit e ka mbështetur këtë deklaratën e ministrit. Por sipas Edi Ramës, punët e qeverisë maten në fund të mandatit, prandaj ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve që të mos ta shqetësojnë edhe në pak muaj që kanë ngelur (kjo gjë është në të mirën e të gjithëve pasi nga shqetësimi i tepërt mund edhe të shpërqëndrohen në punët e tyre). Prandaj në emër të atyre që i duan të mirën këtij kombi  u bëj thirrje të gjithëve që të mos shqetësojnë qeverinë e shkretë, kërkoj mirëkuptimin tuaj për ta lënë që të punoj.

Shëndetësia falas

Një arsye që të bën të mos ikësh nga Shqipëria është shëndetësia. E ndërtuar në një sistem që askush nuk e kupton përsëri, mbarvajtja është shumë e mirë. Viti 2013 ishte viti i premtimeve dhe shëndetasia falas ishte kryefjala. Tani realiteti ka ndryshuar pas ky premtim është bërë realitet (jo 100% por ka edhe pak muaj për të mbaruar mandati dhe për të bërë bilancet). Tani në spitalet shtetërore nuk paguan asnjë lëk, por procedurat burokratike janë me pagesë që shpesh shkojnë edhe shumë shtrenjë (duke qenë së koutohen në bursën e spitalit pësojnë ulje gritje të shpeshta). Pagesa bëhet për shkresa dhe për të stimuluar doktorët, dhe jo për  të marrë shërbimet. Ndërsa në Amerikë jo vetëm që duhet të paguash 2 dollar rojes së spitalit për të hyrë, por çdo shërbim tjetër në spital është me pagesë (për pagesa të larta bëhët fjalë). Pra edhe arsyeja e shëndetësisë nuk qëndron,  nuk është shëndetësia e keqe që detyron shqiptarët për tu larguar nga atëdheu i tyre.

Cilësia e jetesës

Një arsye e cila nuk duhet të renditet fare, pasi tashmë me ligjin e ri të mbetjeve, ligj i cili lejon importimin e mbetjeve të Europës të riciklohen në Shqipëria, vendi ynë do të jetë më i pastër dhe më i bukur. Rrjedhimisht cilësia e jetës do të rritet dhe do të ketë edhe  vende të reja pune për të mbështetur agumentim e lartë përmendur.  Edhe kryeministri deklaroi se mbetjet e huaja nuk janë ndotëse, por ato janë “edhe bukë edhe gjellë”, sipas tij janë lëndë e parë dytësore. Duket qartë që me më shumë mbetje (të gjelberta dhe jo të rrezikshme siç thotë kryeministri) cilësia e jetës do të rritet më shumë se çfarë është deri tani.  Në Amerikë nuk ka import të lëndëve të para dytësore dhe  vendi është shumë i ndotur. Në çdo aspekt të përpiqemi ta cilësojmë si një arsye për largimin masiv të shqiptarëve nuk qëndron. E vetmja arsye është prejardhja e shqiptarve dhe dëshira e tyre për të njohur një vend dhe kulturë të re. Në Amerikë shkohet për të eksploruar vendin dhe për tu emancipuar. Por një arsye tjerër e largimit masiv është edhe sepse Ambasadori Amerikan,  zoti Donald Lu flet shqip. Shumë shqiptar mendojnë se në Amerikë flitet shqip dhe kërkojnë të njohin një popull që ka në gjuhë të njëjtë më ta.

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here