“Ekathimerini” citon Kotzias: “I kam thënë Bushatit se çështje çame është e negociueshme për shtetin grek”

1
140

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka mohuar pretendimet e bëra nga homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati se “të dy vendet i kanë paraqitur një “jo-letër” Bashkimit Evropian që përfshinte një referencë edhe për pretendimet e komunitetit çam në Shqipëri”.

Referenca e vetme në atë “jo-letër”, – tha Kotzias për “Alpha Radio” të mërkurën, –“ishte se çështja nuk është e negociueshme për shtetin grek”.

Lajmin e publikon gazeta më e madhe greke “Ekathimerini” sipas të cilës komuniteti çam në Shqipëri pretendon se pasuria e tyre u konfiskua nga shteti grek, kur ata u dëbuan nga Greqia veriperëndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gazeta shkruan se Athina ka hedhur poshtë pretendimet e tyre, duke thënë se ata ishin bashkëpunëtorë të nazistëve, dhe nuk e njohin atë si një çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Dekret Ligj.nr 252 dt 16 Dhjetor 1946 Presidiumi i Kuvendit Popullor. Shtetesia Republiken Popullore te Shqiperise. Neni 2.Kushdo qe ka shtetesine shqipetare nuk mund te kete ne nje kohe dhe shtetesine e nje shteti tjeter.Ky dekret per mendimin tim ka qene nje gabim i madh i regjimit komunist.Popullsise Came te deportuar me force ne Shqiperi, te shkembyer si dele nje ortodoks i Turqise me nje myslyman Shqiptar i trojeve etnike shqipetare por te trajtuar si popullsi turke, shkembime te bera edhe ne trojet etnike ne Kosove, jane genocid dhe nje turp per qeverine Greke dhe ate Turke te kohes te vitit 1935 ne mos gaboj, kur jane bere shkembimet.Te hapen letrat tu jepet edhe nenshtetesia Greke gjithe popullsise Came tu kthehen trojet ,ndertesat , te kompensohen.Sot nuk eshte Dje.Jemi dy popuj dhe vende qe ndajme vizione bashkekohore, integruese dhe globaliste por duhet te reflektoni .Populli Cam ka psuar te njejten ndjekje si hebrejt.Bota demokratike dhe institucionet nderkombetare do veprojne mbi te drejta te cilat nuk mund te jene selektive sic i intereson qarqeve nacionaliste dhe politikaneve populiste ne Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here