21-vjeçarja nga Fieri i jep fund jetës në Qytetin Studenti, ja fjalët e fundit të saj

0
360

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qytetin Studenti, ndërsa një vajzë ka helmuar veten duke pirë fotoksinë.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:30 ndërsa viktimë është 21-vjeçarja me inicialet A.D nga qyteti i Fierit, raporton JOQ.

Një dëshmitare okulare në vendngjarje bën me dije se vajza mund të kishte shpëtuar në rast se shoferi i ambulancës do të kishte ardhur disa minuta më parë. Ajo thotë se më shpejt erdhën prindërit e viktimës nga Fieri në Tiranë sesa makina e ambulancës.

Nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës.

“Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai të bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt.

“Ndërkohë qe po e hipnin ne ambulance tashme pa ndjenja vajzën, doktoresha i bërtiste shoferit “ku ishe!!! ku ishe !!!! sa here ti kam rene telefonit”, – tregon dëshmitarja.

Nuk dihet nëse ngjarja është e vërtë, ndërsa më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të dëshmitares:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here