Standard.al

“Snapchat” i rrezikshëm, arsyet pse duhet të mos ta përdorni

0

Aplikacionet online tashmë janë bërë një modë dhe të gjithë i përdorin në smartphonat e tyre.  Milionat e përdoruesve çdo ditë e më tepër po shtohen po ashtu edhe fitimet për kompanitë prodhuese. Këto apikacione janë shumë argëtuese për përdoruesit, dhe risitë nga prodhuesit  po shtohen për të bërë më interesantë aplikacionet.  Një nga aplikacionet  të cilat është kreativë dhe ka miliona përdorues në të gjithë botën është “Snapchat”. Ky aplikacion solli risi sepse fotot dhe çdo gjë tjetër që postohet shfaqet vetëm për 24 orë, dhe më pas fshihet. Kjo gjë rezultoi e sukseshme dhe ky aplikacion u bë shumë popullor. Por sipas një studimi jo çdo gjë shkon mirë me këtë aplikacion, sepse është edhe i rrezikshëm për përdoruesit. Po i njëjti studim ka zbuluar se vajzat adoleshente janë ato më të rrezikuarat nga ky aplikacion. Ato bëjnë fotografi, i postojnë, kurse shokët dhe shoqet e tyre mund t’i shohin ato fotografi për disa sekonda të caktuara. Kjo është edhe ndër arsyet kryesore pse “Snapchat” po përdoret nga shumë njerëz në botë, sidomos nga moshat e reja, për të parë se çka bën shoku ose shoqja, e kështu duke ngritur dëshirën për të parë më shumë. Aplikacioni “Snapchat” po u krijon një jetë të rremë. Gjithçka që ju postoni është online dhe është publike. Edhe pse ky aplikacion e ka metodën që t’ia dërgoni fotografinë vetëm personit që dëshironi në privat, duhet ta dini se nuk ekziston një gjë e tillë. Çdo gjë që postohet në një aplikacion të tillë, kurdo do të dalë edhe në publikun e gjerë, prandaj kujdes së çfarë po i dërgoni shokut, shoqes ose familjarëve. “Mjafton ta kërkoni me emrin tuaj mesazhin, që ia keni dërguar në privat personit të dëshiruar dhe ‘Google’ e gjen menjëherë, prandaj kjo nuk është privatësi”, thotë studimi. Sipas këtij studimi rezulton se asnjë gjë nuk fshihet dhe shumë njerëz janë të rrezikuar për publikime fotosh të ndryshme. Nëse ky studim rezulton i vërtetë do të jetë një tjerët skandal i madh për kompanitë të cilat mashtrojnë klientët e tyre në kushtet e përdorimit. Një situatë e ngjashme ishte edhe më aplikacionin e Google Alle, i cili ruante të dhënat e përdoruesve dhe çdo veprim tjetër në serverate kompanisë. Tashmë “Snapchat” duhet të mendohet gjatë për të zgjithur këtë problem, për të mos hasur në zemërimin e miliona përdoruesve të cilët janë të shqetësuar për të dhënat e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.