Standard.al

SGS Automotive Albania reagon ndaj rastit korruptiv të denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”

0

Mbrëmjen e djeshme u denoncua në emisionin investigativ “Fiks Fare” se si një punonjës i kompanisë SGS Albania që merret me kolaudimin e mjeteve, merrte para nga qytetarët për të kaluar kontrollin teknik të automjeteve edhe nëse ka defekte.

Por ka reaguar menjëherë kompania në fjalë, e cila  bën me dije se ka proceduar me largimin e menjëhershëm nga puna të punonjësit të përfshirë në këtë rast korruptiv, si dhe referimin e rrethanave të këtij fakti në organin kompetent të procedimit penal.

SGS Automotive Albania  ka siguruar klientët e saj se çdokush i përfshirë në këto praktika, siç ndodhi me punonjësin në Lushnje, do të jetë subjekt i ndërprerjes së menjëhershme të marrëdhënies së punës.

“SGS Automotive Albania garanton të gjithë qytetarët se është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kodin e saj të Integritetit, në shërbim të interesit publik prandaj vendos theksin në inkurajimin e denoncimit të këtyre praktikave nga çdo qytetar, i cili bëhet pre ose dëshmitar i tyre, në numrin tonë të telefonit:  +355 44500480 dhe e-mail :sgsautoalbania@sgs.com” – thuhet në deklaratë.

sgs-logo-300x136

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.