Rebelja e pabindur Kristjana thyen sërisht arrestin shtëpiak, ja ku e gjeti policia

0
233

Balerina e club-eve të natës Kristjana Ibro, që u bë e njohur pas mesazheve erotike me reperin Noizy, e që përfundoi në pranga pas vjedhjes së një telefoni në banesën e një 46-vjecari me të cilën kaloi natën, ka thyer masën e arrestit vendosur nga gjykata.

Ajo është kapur nga policia në flagrancë, teksa ishte jashtë shtëpisë, ndërkohë që sipas vendimit të gjykatës, duhet të rrinte në banesë. Policia njofton se ajo u kap pasditen e djeshme në rrugën “Nikolla Lena” e tashmë do përgjigjet edhe për thyerjen e masës së arrestit.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.09.2016, ora 19:30, në rrugën “Nikolla Lena”, u kap në flagrancë, jashtë ambienteve të banesës së saj, shtetasja Kristiana Kastriot Ibro, e datëlindjes 04.01.1998, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim Nr. 2203, datë 02.09.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here