Standard.al

Përplasen 10 makina në rrugën Tiranë-Elbasan, 1 i vdekur

0

Një aksident masiv ka ndodhur para pak minutash në aksin Tiranë-Elbasan ku të paktën rreth dhjetë automjete janë përplasur. Një video amatoriale e mbërritur pranë redaksisë sonë na tregon pamjet e rënda. Në një moment dëgjohen edhe britmat e dëshmitarëve që po filmojnë skenën, ku sipas tyre shikohet edhe një person i vdekur. Duke u bazuar në zërat e protagonistëve, mendohet se goditja ka qenë mjaft e rëndë. Nuk ka ende një version zyrtar në lidhje me shkaqet e aksidentit.JOQ

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.