Meta priti ambasadorin e ri të Egjiptit: Thellim të shkëmbimeve tregtare

0

Kryetari i Kuvendit z.Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Egjiptit në Shqipëri, z.Mohamed Khalil, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re. Meta vuri në dukje marrëdhëniet vëllazërore që ekzistojnë mes dy popujve tanë dhe nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Njëkohësisht z. Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe shprehu vullnetin për t’i intensifikuar ato më konkretisht në të ardhmen e afërt. Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Khalil, pasi shprehu kënaqësinë e emërimit në Tiranë theksoi se fokusi i punës së Ambasadës së Egjiptit do të jetë në thellimin e shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, turizmit, kulturës dhe arsimit, ku të dy vendet kanë potenciale të mëdha të pashfrytëzuar.

Lini nje pergjigje