Standard.al

Kryetari i Kuvendit pritje me ambasadorët: Vullnet për t’i intensifikuar edhe më shumë mardhëniet ndërparlamentare

0

KRYETARI I KUVENDIT, ILIR META PRITI AMBASADORIN E MALIT TË ZI, DUSAN MRDOVIC

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Malit të Zi në Shqipëri, z. Dusan Mrdovic me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve fqinje, procesit të integrimit evropian përvendet e rajonit dhe mbi bashkëpunimin ndër-parlamentar.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Mrdovic në Shqipëri dhe vuri në dukje se Shqipëria krenohet me modelin e fqinjësisë së shkëlqyer që gëzon me fqinjin e saj Malin e Zi. Në këtë drejtim, z. Meta theksoi se intensifikimi i marrëdhënieve ndërparlamentare do të jetë në funksion të përmirësimit të bilancit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve duke maksimizuar konkretisht potencialet e mëdha që ekzistojnë.

Ambasadori i Malit të Zi, z. Dusan Mrdovic, shprehu mirënjohjen për ratifikimin e shpejtë të protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Kuvendit të Shqipërisë dhe vuri në dukje se marrëdhëniet historikishit të mira mes dy popujve tanë duhet të konkretizohen përmes projekteve të përbashkëta infrastrukturore e shkëmbimeve tregtare, ashtu siç është konfirmuar edhe prej Procesit të Berlinit.

Në përfundim, z. Meta nënvizoi se Shqipëria e mbështet plotësisht progresin e Malit të Zi në proceset integruese euro-atlantike duke vënë në dukje se dy vendet fqinjë kanë të njëjtin destinacion, atë të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Meta priti ambasadorin e ri të Egjiptit: Thellim të shkëmbimeve tregtare

meta139

Kryetari i Kuvendit z.Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Egjiptit në Shqipëri, z.Mohamed Khalil, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re. Meta vuri në dukje marrëdhëniet vëllazërore që ekzistojnë mes dy popujve tanë dhe nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Njëkohësisht z. Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe shprehu vullnetin për t’i intensifikuar ato më konkretisht në të ardhmen e afërt. Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Khalil, pasi shprehu kënaqësinë e emërimit në Tiranë theksoi se fokusi i punës së Ambasadës së Egjiptit do të jetë në thellimin e shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, turizmit, kulturës dhe arsimit, ku të dy vendet kanë potenciale të mëdha të pashfrytëzuar.

Meta priti Ambasadorin e ri të Polonisë, Karol Bachura: Mbështetje e vazhdueshme në avancimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian

 14480566_1303324576347464_3968818998906417103_o-1

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Polonisë, z. Karol Bachura të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë në procesin e integrimit evropian.

Në këtë drejtim z. Meta theksoi se marrëdhëniet ndërparlamentare mes dy vendeve janë shumë të rëndësishme, veçanërisht në kuadër të përgatitjes për fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Z. Meta nënvizoi gjithashtu se Polonia është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë në BE dhe Kuvendi do të mbështesë intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e turizmit, transportit dhe bujqësisë.

Ambasadori i Polonisë në Tiranë, z. Karol Bachura shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Polonisë në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, Ambasadori Bachura vuri në dukje se Shqipëria po behët gjithnjë e më shumë një destinacion popullor turistik në Poloni, dhe në këtë kuadër do të punohet për rritjen e fluksit të linjave të transportit mes dy vendeve tona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.