Kërcënimet, kryeprokurori Llalla hesht para gazetarëve

0
141

Kryeprokurori Adriatik Llalla, i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj është pyetur nga gazetarët në lidhje me kërcënimet që janë bërë ndaj tij. Nën shoqërimin nga truprojat e tij, Llalla nuk ka dashur të prononcohet. Ai ka pohuar se aty ishte për diçka tjetër. Ndër të tjera kryeprokurori theksoi se pjesa më e madhe e prokurorëve janë femra, ndërsa shtoi se shumë prej tyre dinë të përballen me kërcënimet. Pak ditë më parë, mediat zbuluan se kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pasi dy muaj më parë në telefonin e tij kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime. Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ dhe më pas janë shtuar masat e sigurisë, qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten. Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se i ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here