Standard.al

Aktivistja zbulon mashtrimin e Erion Veliaj me biletat(VIDEO)

0

Analistja Rezearta Çaushaj ka provuar të ndjekë kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, në iniciativën ‘Tirana lexon’.

Sipas kryebashkiakut, ata që lexojnë në autobus nuk do të paguajnë biletën e udhëtimit.

Por eksperienca që Çaushaj sjell në Facebook, shoqëruar edhe me një video është e ndryshme.

Ngrihem me aq qejf sot për në punë e fus një libër që kisha nisur në çantë, duke iu referuar një iniciative të Bashkisë të promovuar pak ditë më parë, ku ata që lexojnë në urban nuk duhet të paguajnë biletën. Kur vjen faturinua, i tregoj librin e në këmbim marr një vështrim të çuditur; i shpjegoj mbi iniciativën dhe në këmbim më pyet:”O goc, ça, po tallesh ti?”.

I shpjegoj zotërisë se jam shumë serioze dhe i kërkoj t’a vërtetojë, por ndeshem me protestat e faturinos që përpiqet të më bëj të kuptoj se sa absurde është ajo që sapo thashë, ky muhabet zgjat rreth 5 minutash ku zotëria më kërkon të paguaj dhe unë i kërkoj t’a vërtetoj. Pas krijimit të një situate të acarruar, ku disa të rinj kishin filluar të mbështesnin versionin tim, i kërkova të më pohonte se ai nuk dinte asgjë për këtë nismë”.

Por nuk është vetëm Rezearta që ka provuar të bëhet pjesë e iniciativës.

Në statusin e saj në Facebook shikon edhe të tjerë komentues që thonë se e njëjta gjë u ka ndodhur edhe atyre.

Vazhdo lexo KUDO! S’i dihet çfarë surprize tjetër të vjen!”, shkruan Erion Veliaj.

Për çfarë surprize mund ta ketë fjalën kryebashkiaku?

Njëri nga komentuesit shpjegon se ka edhe më keq:

Mua fatorina më nxorri të lexoj në lulishte!” /HashtagAL

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.