Urdhri i Farmacistëve/ Provimi i praktikës, do zhvillohet në datat 11-15 tetor

0
214

Të gjithë farmacistët që kanë mbaruar arsimin e lartë dhe dëshirojnë të hyjnë në provimin e praktikës profesionale duhet të bëjnë dorëzimin e dokumentacionit pranë Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH). Po ashtu, kandidatët që duan të hyjnë në provimin e shtetit në sezonin e ardhshëm, në nëntor, duhet që në muajin tetor të bëjnë konfirmimin e pjesëmarrjes. Bashkangjitur shkrimit janë edhe dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët. UFSH, publikon datat e provimit të praktikës, i cili do zhvillohet në datat 11-15 tetor 2016. Ndërkohë që kandidatët përsëritës që do hyjnë në provimin e shtetit në nëntor, duhet që të regjistrohen pranë zyrave të UFSH në datat 3-7 tetor 2016, ndërsa kandidatët e rinj do hyjnë për herë të parë në provimet shtetit për t’u pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit duhet ta bëjnë regjistrimin në data 17-18 tetor 2016.  Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambientet e UFSH, nga data 11 – 15 Tetor. Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit.”- njofton UFSH.  Kandidatët që hyjnë për herë të parë në provimin e shtetit për sezonin e nëntorit, duhet të regjistrohen nga data 17 – 18 Tetor 2016 pranë zyrave të UFSH Tiranë. Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit nëntor 2016 për kandidatët përsëritës do kryhet nga data 03 – 07 tetor 2016 pranë zyrave të UFSH Tiranë. Ndërsa kandidatët përsëritës regjistrimin pranë UFSH për të hyrë në provimin e shtetit e kryejnë më herët duke filluar që javës që vjen, në data 3-7 tetor 2016. Dokumentet i gjeni në tabelën bashkangjitur. Tarifa që duhet të paguajnë këta kandidatë është në varësi të herës që po hyjnë në provim të shtetit, pra një kandidat që po hynë në këtë provim për herë të dytë duhet të paguajë 12.500 lekë, kush po hynë për herë të tretë duhet të paguajë 15.000 lekë, kandidati që do testohet për herë të katërt paguan 17.500 lekë, ndërsa për herë të pestë tarifa është 20 mijë lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency