Shqipëria dhe Kosova, grumbullim në të njëjtin hotel në Shkodër

0
139

Kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës do të përdorin të njëjtin hotel përgjatë grumbullimit të tyre në Shkodër para ndeshjeve përkatëse ndaj Spanjës dhe Kroacisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë “Gardenland Resort” në faqen zyrtare në Facebook, teksa njofton se nga data 4 deri më 9 tetor nuk do të shërbehet për klientë të tjerë, pasi ambientet do të vihen në shërbim ekskluziv të kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës.

hoteli gardenland

Kuptohet që mes skuadrave nuk do të ketë përplasje pasi të parët që do të përdorin hotelin do të jenë kosovarët para takimit të datës 6 tetor ndaj Kroacisë, ndërsa më pas ata do të largohen drejt Polonisë për takimin ndaj Ukrainës. Në këtë kohë në hotel do të zbarkojnë kuqezinjtë që do të grumbullohen për takimin ndaj Spanjës pas kthimit nga Lihtenshtejni.

hoteli gardenland njoftimi

Postimi i “Gardenland Resort” në Facebook

Fatet e Shqipërisë dhe Kosovës, përveçse nga futbollistët dhe stadiumi i përbashkët, lidhen tashmë edhe nga hoteli i grumbullimit. Ky hotel ndodhet në fshatin Barbullush në hyrje të qytetit të Shkodrës./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency