Standard.al

Rasti i rrallë, këtij 53 vjecari i lejohet të mbjellë kanabis

Në Gjermani rasti i një pacienti është vërtet unikal, pasi lidhet edhe me kanabisin. Ai mund të jetë i vetmi, jo vetëm në Gjermani, që ka leje të mbjellë kanabis në banesë të drejtë, që e ka fituar me vendim gjykate. Bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Manheim, të cilit i është lejuar të rritë në një aneks të banesës së tij 130 bimë kanabis në vit, për përdorim personal me qëllim kurimin e tij. 53-vjeçari vuan nga skleroza e shumëfishtë. Ka qenë Instituti Federal për drogat dhe pajisjet mjekësore në Gjermani, i cili i ka kërkuar gjykatës që ky pacient të rritë kanabis në banesën e vet. Kjo pasi i sëmuri ishte i detyruar te blinte kanabisin në farmaci, me një kosto 1500 euro në muaj dhe ai nuk ishte në gjendje të paguante vetë. Në Gjermani ka mbi 900 pacientë, që lejohen të marrin kanabis si ilaç, por ata janë të detyruar ta blejnë në farmaci dhe ky trajtim nuk rimbursohet nga kompanitë e sigurimit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.