Standard.al

Pranimet në universitet/ Më 6 tetor shpallen listat paraprake, më 12 ato përfundimtare, regjistrimi nis me datë 20

 

Në total, në 12 universitet publike në këtë fazë të dytë janë 16.247 kuota të lira, për të cilët po garojnë rreth 20 mijë kandidate

 

Sejrie Baleta

 

Me përfundimin e aplikimeve në raundin e dytë janë regjistruar 20.346 kandidatë. Të gjithë këta maturantë konkurrojnë për kuotat e mbetura bosh pas regjistrimit të fitueseve të raundit të parë.  Por gjithsej në universitetet publike për sa  u përket kuotave të lira në këtë fazë janë mbi 16 mijë kuota.  Në këtë raund të dytë të aplikimeve në universitet, AKP-ja duhet t’u dorëzoje institucioneve të arsimit të lartë listën e aplikantëve brenda datës 4 tetor 2016, së bashku me notat e tri viteve të shkollës së mesme dhe rezultatet e provimeve të maturës. Të gjithë ata që tashmë kanë aplikuar janë në pritje të shpalljes së listave. Listat e fitueseve pritet që të shpallen njëlloj sin ë raundin e parë ku një kandidat mund të fitojë më shumë se një degë. Nga ana tjetër zgjedhja e degëve është gjithnjë nën përgjegjësinë e maturantëve dhe se nëse ata nuk shpallen fitues Ministria e Arsimit dhe e Sportit e ka shkaktuar nga përgjegjësia faktin e shpalljes fitues ose jo të kandidatëve. Por qeveria e ka pranuar faktin se me këtë sistem të ri aplikimin ajo ka gabuar dhe se do ta ndryshoje dhe korrigjojë ketë gabim ne vitet e ardhshme. Akoma nuk ka dalë një njoftim zyrtarë nëse do të ketë ose jo raund të tretë aplikimi për ata që nuk fitojnë dot të drejtë studimin në këtë raund. Por gjithashtu në raundin e dytë kanë aplikuar dhe ata maturantë që morën provimet në vjeshtë. Situata është shumë e vështirë, konkurrenca shumë e lartë dhe shpallja e një maturanti fitues në më shumë se një degë ndërkohë që ai do të regjistrohet në vetëm një degë u bllokon hapësirën për konkurrim mijëra të tjerëve. Ata që mund të jenë 1ose 2 vende poshtë vijës së kuqe dhe kështu me radhe dhe kodi i tyre ndodhet poshtë kësaj vije tek një degë që e dëshiron nuk ka sit a marrë vesh që në atë degë mund të mos jenë regjistruar fituesit sepse mund të jenë regjistruar në një degë tjetër që dhe në atë ka qenë shpallur fitues. Kjo është një situatë shumë e vështirë dhe shumë kautike sepse njëlloj si në raundin e parë që nxënës më nota shumë të mira nuk fituan asnjë degë.

Fituesit

Udhëzimi nr. 13 datë 22.07.2016 i MAS përcakton se universitetet shpallin listën paraprake të fituesve brenda datës 6 tetor 2016 dhe pas periudhës së ankimimit, ata shpallin listën përfundimtare të studentëve fitues të raundit të dytë, në datë 12 tetor 2016. Regjistrimet e fituesve bëhen në online në sekretaritë mësimore me dokumentacionin përkatës deri në datë 16 tetor 2016. Më pas, në pikën 13 të udhëzimit, nga data 16 tetor deri në datën 20 tetor 2016, sekretaritë mësimore vijojnë me regjistrimin e studentëve fitues deri në plotësimin e kuotave për çdo program studimi, duke respektuar renditjen në listë. Në total, në 12 universitet publike në këtë fazë të dytë janë 16.247 kuota të lira, për të cilët po garojnë rreth 20 mijë kandidatë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.