Mblidhet Grupi i PS-së, Xhafa: 6 ligjet e reformës do të kalojnë për votim të enjten

0
161

Kuvendi do të votojë gjatë seancës së 6 tetorit gjashtë ligjet që janë pjesë e reformës në drejtësi. Deri tani opozita ka dhënë konsensusin e saj vetëm për njërin prej tyre. Ai është ligji për SPAK-un, që rregullon funksionimin e Prokurorisë së posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, pavarësisht se nuk ka konsensus për pesë ligjet e tjera, Partia Socialist gjatë diskutimeve në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar ka vendosur për kalimin e tyre për votim.

“Mora mbështetje të pakufizuar për reformën në drejtësi. Ligji për Strukturën e Posaçme Antikorruopsion, duket se do jetë ligji i vetëm i paketës emergjente për reformën në drejtësi që do të miratohet me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Dakortësia është arritur me misionin amerikan OPDAT”, u shpreh kreu i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Ligji i për strukturën e posaçme antikorrupsion është vlerësuar si më i rëndësishmi për reformën në drejtësi, pasi parashikon ngritjen e

Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka në fokus luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Xhafaj më tej shtoi më tej se, opozita kundërshtonte mënyrën se si do të bëhej rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve specialë, duke mos pranuar rolin ekzekutiv të organeve si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive apo Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency