Grabitet Kim Kardashian: I marrin 11 milionë dollarë bizhuteri, familja vendoset nën mbrojtje policore

0
173

Për këtë histori po flet mbarë bota.

Kim Kardashian është grabitur nga persona të armatosur në një apartament në Paris, mëngjesin e së hënës.

Ylli 35-vjeçar thotë se i kanë grabitur rreth 11 milionë dollarë bizhuteri.

Pesë persona të armatosur, të veshur si policë, kanë hyrë në godinë pasi e detyruan rojën t’i dërgojë tek apartamenti i Kardashian.

Ata hynë në dhomën e saj, e kërcënuan me një armë, e lidhën dhe e kyçën në banjë.

Nëna e dy fëmijëve, që po vizitonte Parisin për Javën e Modës, ka mbetur e tronditur, por e palënduar fizikisht.

I shoqi, Kanye West ndërpreu koncertin e tij në Nju Jork dhe është nisur për Paris.

E bija e tyre, North, 3 vjeç dhe djalin Saint, 10-muajsh, mendohet se nuk kanë qenë në dhomë.

Mendohet se Kim është kthyer sërish në SHBA dhe familja është vendosur nën mbrojtje policore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency