Vrasja e biznesmenit atentat i organizuar, 9 të shoqëruar

0
268

Erion Millo, 37-vjeçari që u vra mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Elbasanit rezulton është është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja sipas Policisë ka qenë një atentat i organizuar, ku dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën dy persona. Në vendin e ngjarjes, pranë Stacionit të Trenit, Polica ka gjetur dy gëzhoja pistolete, me të cilët dyshohet se është qëlluar Millo. 9 persona janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit si të dyshuar se kanë dijeni për krimin. Por deri në këto momente ata nuk kanë dhënë asnjë element të vlefshëm për zbardhjen e këtij krimi. Grupi hetimor po kalon në sitë të gjitha konfliktet e tij të mundshme me persona të ndryshëm në Elbasan dhe në Itali. Mësohet se 37-vjeçari ka jetuar për një kohë të gjatë në shtetit fqinj si emigrant. Zbardhja e krimit do të jetë e vështirë për policinë pasi në zonë nuk ka asnjë kamera sigurie ku mund të jenë filmuar autorët e dyshuar. Ata kanë përfituar edhe nga errësira për të humbur çdo gjurmë, raporton “TV Klan”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency