Shokohen qytetarët në autobusin e Kombinatit, ja çfarë ka ndodhur (Video +Foto)

0

Bashkia e Tiranës rriti çmimin e biletës së urbanëve në Tiranë edhe me premtimin e përmirësimit të cilësisë së shërbimit.

Por në fakt krejt e kundërta ka ndodhur, ku jo vetëm nuk është përmirësuar por tani përveçse nuk respektohen oraret, në autobusë qytetarët duhet te udhëtojnë edhe në shoqërinë e pulave.

Një gjë e tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio, ku një person pa merakun me të vogël futi një tufë pulash dhe rosash në autobus.

Tani qytetarët të mos habiten nëse ndonjë dite në ndenjësen ngjitur tyre të kenë ndonjë dele apo kafshë të kësaj natyre. Kushtet janë plotësuar që kjo gjë të ndodh.