Martesa e Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit, problem për Partinë Socialiste sipas Kodit të Etikës që u miratua në Asamble

0
628

Martesa mes dy deputetëve socialistë konsiderohet konflikt interesi sipas Kodit të Etikës që u miratua sot në Asamblenë e PS. Kështu, martesa e dy deputetëve socialistë Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi është një shkelje tashmë, megjithatë çifti votoi pro këtij parimi sot.

Në nenin 9, aty ku flitet për papajtueshmërinë e lidhjeve familjare në drejtimin e Partisë, në pikën 1 saktësohet se:

Nuk mund të jenë njëkohësisht në përbërje të së njëjtës strukturë drejtuese (Asamble Socialiste, Asamble Kombëtare) persona që lidhen nga marrëdhëniet: bashkëshortë, prind-bir/ bijë, vëlla motër, vjehërr-dhëndër/ nuse.

Ndërkohë në pikën 3 thuhet se parimi i konfliktit të interesit mes bashkëshortëve është i vlefshëm edhe në grupin parlamentar:

Nuk mund të jenë në të njëjtën kohë kryetar i PS i Bashkisë dhe kryetar bashkie/ komune, drejtues kryesorë të PS dhe të zgjedhur ose të emëruar në funksione politike si deputet, zv.ministër, ministër, etj persona që lidhen nga marrëdhëniet familjare të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.

Nuk dihet nëse Kodi i Ri i Etikës do t’i kushtojë mandatin e deputetit ndonjërit prej bashkëshortëve, por ai mund të jetë një pretekst që në zgjedhjet e ardhshme, në listat e kandidatëve të jetë vetëm njëri prej tyre. Pyetja është se cili do të zgjidhet nga partia?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency