Vullkan i frikshëm në Meksikë, evakuohen 350 banorë (VIDEO)

0
203

Vullkani Colima në Meksikë ka shpërthyer ditën e sotme duke hedhur në atmosferë një sasi të madhe hiri dhe tymi të zi. Shefi i Shërbimit të Emergjencave Kombëtare, Luis Felipe Puente njoftoi se rreth 350 banorë të zonës janë evakuuar drejt zonave më të sigurta.

Vullkan është i vendosur në Meksikën Perëndimore, në mes të shteteve të Colimas dhe Jalisco, rreth 500 kilometra nga Mexico City. Ky është një nga vullkanet më aktivë në vend dhe në Amerikën Qendrore.

Colima i njohur gjithashtu si Fuego, apo zjarr, ka pasur më shumë se 30 momente shpërthimi që nga 1585, duke përfshirë edhe disa shpërthime të mëdha në fund të viteve 1990.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency