Shkollë ka, por nxënës jo. Shihni çfarë ndodh në Kallm të Fierit (VIDEO)

0
215

Viti shkollor ka dy javë që ka nisur, por kjo nuk vlen për fëmijët e fshatit Kallm i Vogël në Fier.

Stafi i emisionit investigativ “STOP” ka udhëtuar drejt këtij fshati, për t’u njohur më nga afër me shqetësimin e banorëve.

Këta të fundit shprehen të irrituar për mikrofonin e “STOP” se e kanë të pamundur t’i çojnë të vegjlit e tyre në shkollë, pasi nuk ka rrugë për të shkuar deri atje.

ss

Çudia vijon, kur Nënkryetari i Bashkisë së Fierit, Florjan Muça shprehet, se problemin e mësoi ditën që shkoi “STOP”. Muça dhe Administratori i Njësisë, Gëzim Dhima, përplasen edhe me banorët për rrugën e munguar.

I keni parë rrugët këtu se si janë?

florian

Nënkryetari i Bashkisë, Florjan Muça: Po i kemi parë.

Keni bërë ndonjë gjë, keni marrë ndonjë masë?

Nënkryetari i Bashkisë, Florjan Muça: Po jemi duke bërë riparimin e tyre. Në këtë moment që po flasim është duke u bërë riparimi i rrugëve dhe riparimi do të vazhdojë brenda 3-4 ditësh, rruga do të jetë e kalueshme.

Sot e morët vesh që kjo rrugë është e prishur?

Administratori i Njësisë, Gëzim Dhima: Po e shikojmë, do bëjmë zgjidhje emergjente.  

Banorët thonë se nuk do t’i çojnë fëmijët në shkollë pa u rregulluar rruga, si do bëhet kjo punë? Do ngelen fëmijët 1 vit pa shkollë?

Administratori i Njësisë, Gëzim Dhima: Mjafton që nxënësit e kanë shkollën në rangun më të mirë në Bashkinë e Fierit.

Po flasim për rrugën, jo për shkollën sepse për të vajtur deri tek shkolla duhet të kalosh në një rrugë.

Administratori i Njësisë, Gëzim Dhima: Të gjitha do të bëhen gradualisht se nuk është investim..ka goxha vlerë dhe tani janë gjëra që i shikoni vetë si janë.

Nxënësit do të presin deri sa të rregullohet rruga që të shkojnë në shkollë?

Administratori i Njësisë, Gëzim Dhima: Rruga do të bëhet e kalueshme jo për nxënësit por edhe për mjetet.

sssssss

Stafi i “STOP” iu drejtua Shkollës 9- vjeçare “EUROPA”  e cila në fakt duhet të gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, por fatkeqësisht aty nuk kishte asnjë këmbë nxënësi, përveç stafit pedagogjik.

Për mikrofonin e “STOP”,  ata thanë se deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimi për shkak të mungesës së nxënësve që vjen si rezultat e infrastrukturës./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency