Standard.al

Protesta kundër mbetjeve, organizatori: “Qytetarët shqiptarë duhet të zgjohen”

Një prej organizatorëve të protestës kundër importit të plehrave, deklaroi se qytetarët shqiptarë duhet të zgjohen dhe kjo protestë ka qëllim këtë.

Ajo tha se protesta është tërësisht civile dhe që i kërkon politikës shqiptare që të dëgjojë zërin e qytetarëve.

“Kjo protestë ka për qëllim që të na zgjojë kurajën qytetare që të mos mblidhemi më si militantë të forcave politike. Kjo është një e drejtë kushtetuese që e kanë keqpërdorur politikanët tanë.

Ka ardhur koha që ne të veprojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne jemi këtu jo për ndonjë luftë politike, nuk i shërbejmë asnjë partie politike. Ne jemi këtu për ta detyruar politikën shqiptare që të dëgjojë zërin dhe vullnetin e popullit”, tha një prej përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.