Pikante/ Post-Rilindja, a mund të eci Beni vetë?

0
208

Anesti Barjamemaj

 

Pas shumë tërhiqe mos e këput, ajo që pritej ndodhi. Ben Blushi vendosi që ta këpus fijen e hollë që e mbante të lidhur atë me Partinë Socialiste. Ai u drejtoi një letër të gjatë socialistëve në të gjithë Shqipërinë, ku pas një shpjegimi të gjatë në thelb theksoi se,: “Kam vendosur të dal përfundimisht që aty për të kuptuar atë që shumë njerëz e dinin para meje: në Shqipëri duhen pastruar partitë që të pastrohen kazanët”. Këto ishin fjalët e Blushit në lajmërimin e tij për largimin nga ajo që ai e cilëson si Rilindje dhe jo më si Parti Socialiste.  E kishte menduar gjatë, por në fund vendosi të largohej nga Partia të cilën e ka dashur( siç thoshte gjithmonë), për të vazhduar ndoshta një rrugë i vetëm.  Në një rrugëtim të gjatë në këtë parti, Blushi ka patur ulje dhe ngritje në karrierë. Ben Blushi ka qenë ai që ka bërë komformistin kur i ka interesuar dhe antikonfomistin kur nuk i ka interesuar. Rrugëtimi i tij në politik është shumë i gjatë dhe shumë interesant, sepse Blushi është kontrovers në të gjithë aktivitetin e tij politik. Filloi duke bërë opozitën si gazetar dhe më pas si politikan. Një nga ministrat më të rëndësishëm të qëverisë Nano, sepse drejtoi ministrinë e Arsimit (duke bërë edhe veprën e madhë sepse hoqi Part Timen në shkollat e larta) në një kohë shumë të vështirë. Më pas po nga Fatos Nano, socialisti Blushi u bë edhe Ministër i Pushteti Vendor.  Në vitet e fundit të qeverisë të Nanos, ai doli kundër lidershipit të partisë duke u bashkuar me Edi Ramën. Pas shumë përpjekjesh, Blushi ja arriti qëllimit të tij dhe partnerit të ri në parti, duke  e rrëzuar Nanon nga pushteti. Edhe pse ai donte që të ndryshonte vetëm lidershipin e partisë, Blushi ndryshoi të gjithë qeverinë dhe bëri një rotacion pushteti. Me një metamorfozë të çuditshme, nga mbështetësi më i madh i Nanos u bë kundërshtari i tij më i madh, duke mbështetur Edi Ramën. Por Blushi për këtë ndryshim të asaj kohe ka dhënë një shpjegim, duke deklaruar se ja kishte thënë Nanos në privatësi që nuk ishte dakord me qeverisjen e tij dhe nëse do të vazhdohej ashtu do të humbej pushteti. Në zgjedhjet e 2005-ës pushteti u humb dhe Blushi nisi një opozitë të re së bashku me Edi Ramën. Pas 4 vitesh opozitë, humbja në 2009 nuk u mirëprit aspak nga Blushi. Ky i fundit kërkoi me ngulm e forcë për muaj të tërë largimin e Ramës si kryetar humbës në PS dhe pse jo, kryesimin e tij të forcës më të madhe opozitare të asaj kohe. Antikomformisti Blushi krijoi një lëvizje brenda Partisë Socialiste për ti hequr partinë Edi Ramës. Siaps tij Rama nuk ishte shumë bindës në opozitën e tij. Lëvizja e Mendimit Ndryshe  e drejtuar nga Blushi  dhe e mbështetur  nga disa deputetë të PS zgjati pak dhe nuk arriti qëllimet e saj.  Mbështetësit e Blushit u larguan nga partia,  ndërsa vetë deputeti kontrovers nuk pësoi tronditje. Vitet kalonin dhe Blushi ndryshonte, ai përsëri u bashkua me Ramën për të rrëzuar nga pushteti Berishën. Këtë herë ja arriti qëllimit, por përsëri pas pak kohësh, “fërkimi” me Ramën u rikthye sërish. Që nga ardhja në pushtet e PS e deri në ditët aktuale Blushi ka zhvilluar një opozitë të fortë brenda partisë. Një opozitë që vetëm  ai mund ta bënte. Më kohën që kalonte, Blushi shtonte kërkesat dhe opozitarizmin e tij. E filloi luftën në parti me varfërinë ( që është rritur realisht), e vazhdoi me statutin e partisë( që u shkel me të dyja këmbët), e përforcoi me kriminelët në parlament ( ai i quante të pa shkollët  me rovole) duke e mbyllur me plehrat  që ishte edhe kulmi i një debati të gjatë që përfundoi me largimin e tij nga partia (ose mbetjet e riciklueshme sipas Rilindjes). Në fillim Blushi tha jam kundër kryetarit (Edi Ramës për lidershipin e tij), më pas doli kundër Rilindjes, që sipas tij shkatërroi PS-në, dhe në fund doli edhe nga vetë Partia Socialiste.  Ligji i fundit i mbetjeve ishte ai që i  vuri pikat mbi “I”, pasi pas kalimit të këtij ligji, ai deklaroi se nuk bënte më pjesë në atë që e quante  kazanin e madh riciklues së politikës të politikës.  Blushi me këtë vendim e arsyeton si një mos dëshirë për të qenë një mbetje politike e riciklueshme. Ai e arsyeton vendimin si një vendim të detyruar sepse partia socialiste dhe Rilindja janë shndërruar sipas tij në një kazan të madh mbetjesh që fatkeqësisht janë të pariciklueshme, dhe “Ben-i” nuk ka dëshirë që të jetë më pjesë e këtij kazani.  Një rrugëtim i bukur dhe i nderklikuar për një deputet si Blushi. Por pas kësaj  lind pyetja: A mund të eci Beni vet?

 

I vetëm  kundër të gjithëve, Ben Blushi po përpiqet ( ashtu sic edhe ëhstë përfolur shpesh në korridoret politike) që të krijoj një parti të re (një alternativë jo si të tjerat e ka quajtur). Në shumë nga ato që ka thënë Blushi i ka përgjithësuar herë pas herë edhe ata që nuk  duheshin (si është edhe shprehja popullore i ka futur të gjithë në një thes). Gjatë opozitës brenda partisë (por edhe opozitës që i bënte opozitës) Blushi gjeti pak mbështje brenda në parlament (duhet thënë se ishin njerëz me shkollë dhe jo kriminel) por edhe mbështetje në popull.  I ndodhur në udhëkryq të madh, Ben Blushi duhet të bëj një retrospektiv të artikulimeve të tij publike. Gjatë fjalimeve publike ai dilte kundër, atyre që serlviloseshin dhe atyre që krekoseshin, kriminelëve dhe  gangsterëve, shokëve të partisë dhe shokëve të rinisë, kryetarit dhe fshatarit, të paditurit me pushtet dhe atij që i dukej vetja mbret,  armikut dhe mikut, por edhe  kundër vetës se vet (këtë të fundit e ka bërë pa vetëdije ose e ka arsyetuar herë pas here).  Por krijimi i një partie kërkon shumë “mund” dhe jo vetëm fjalime të bukura dhe disa nene të shkruara në një letër të cilat miratohen për  tu njohur zyrtarisht.  Programi i tij për partinë e re është bërë i ditur me kohë, sepse përdori partinë për të tu shpjeguar njërëzve idet e tij (ose më saktë Socialistët, sepse u drejtoi një letër pak kohë më parë). Me mbështetësit e tij, Blushi do të dali nëpër qytete dhe fshatra, do të ulet në një sofër me bujkun dhe fermerin, policin dhe shoferin,  të pasurin dhe të varfërin, puntorin dhe biznesmenin,  të mirin dhe të keqin, të shkolluarin dhe kriminelin (pa vedije kuptohet se takimet elektorale përfshijnë shumë njerëz). Por  takimet nuk mund të bëhen vetëm me dëshirën e mirë që mund të ketë Blushi,  takimet dhe partia duan së pari financime. Udhëkryqi i Blushit vazhdon sepse në parti mund të bashkohen shumë njerëz që kanë dëshirë të kontriboujnë. A do të pranoj ish-socialisti të marr lëkët e të zhgënjyerve që më parë janë stigmatizuar prej tij? A do të marr lekët e një fshatari dhe të varfëri, të një injoranti me pushtet, të një që i duket vetje mbret, të një gangsteri, të një  që ka rovole në brez por e ka xhepin plot( por me kokën bosh), të një servili, të një të ricikluari. Blushi duhet tu thotë këtyre lëkëve “jo” sepse ai kërkonte nga partia e tij që të mos kishte financime të dyshimta nga kriminelë, por edhe nga të varfër, sepse sipas “ programit virtual” ( deri më tani) duhet të jetë partia ajo që të ndihmoj këtë shtresë,dhe jo ata partinë.  Udhëkryqi vazhdon, sepse pasja e një partie në rrugëtimin e gjatë dhe betejat e forta që sjell politika, do të “detyrojnë” ndoshta Blushin të pranojë një ish-socialist të dal në krah të një demokrati, republikani, kuqeziu dhe një socialisti që janë të zhgënjyer dhe janë ricikluar në mbështetës së tij  për të kërkuar vota (që edhe këto do të jenë të ricikluara). Blushi tani do kërkoj të ricikloj popullin dhe mendimin e tij, kërkon të ricikloj votën, të ricikloj tokën, të ricikloj partinë, servilin, kriminelin, të pa shkollin, ramët, rrokët, frrokët dhe rroshët. Por përsëri Ben Blushi është në një udhëkryq sepse ai me këtë nismë që ka marrë (ose pritet që ta marrë) do të detyrohet që të ricikloj edhe vetëveten, nga një socialist që ishte, në një Rilindas (që ishte vetëm për pak kohë), në një ish-socialist që është bërë, është faza e fundit e riciklimit të tij për tu shndërruar përsëri një “lëndë e parë” për të qenë përsëri në politikë. Ose do të pranoj të bëhet një mbetje e parrezikshme dhe të heqë dorë nga politika (ku pasioni i tij për librat vazhdon ende të dominojë gjysmën e aktivitetit të tij publik).

 

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency