Standard.al

Koha apo paraja? Më të lumtur nëse zgjidhni kohën

Është një debat klasik: Koha apo paraja? Paraja apo koha?
Ndonëse të dyja nuk janë të ndërkëmbyeshme, mund të duket sikur nuk mund të kesh njërën, nëse ke tjetrën. Atëherë, kë duhet të zgjidhni?

Sipas studimeve, nëse do të jesh i lumtur, duhet të zgjedhësh kohën, përpara parasë. (Po a nuk do të ishte më e kollajtë nëse do t’i kishim të dyja?).

Në një studim të botuar në “Social Psychological and Personality Science” në maj të këtij viti, shumica e pjesëmarrësve ishin në favor të të paturit të më shumë parave, në vend të kohës. Megjithatë, zgjedhja e më shumë kohe lidhej gjithmonë me nivele më të larta të lumturisë dhe kënaqësisë nga jeta.

Por, ju mund të mendoni, po sikur ata që zgjedhin kohën para parasë, të kenë tashmë shumë para? Studimi kontrolloi edhe nivelet ekzistuese të parave dhe kohës. Ndërkohë që vlera e parasë është e lehtë të kuantifikohet, vlera e kohës është pak më e vështirë. Atëherë kë do të zgjidhnit ju?

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.