Kadrijaj: Serbia po tenton të tensionojë situatën në Kosovë

0
145

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë për zeri.info se Serbia po tenton të zhvilloj tensione brenda Kosovës. Ajo thotë se pala kosovare duhet të ngrish çështjen në bisedimet në Bruksel sa më shpejt.

“ Të gjitha këto arrestime janë me qëllime të caktuara por që janë të pakuptimta. Serbia po tenton të ndrisë tensione brenda shtetit tonë duke arrestuar zyrtar dhe qytetarë të Kosovës. Ata po akuzojnë për një akuzë që ndoshta sipas tyre në vitin 1999 për krime lufte e që nuk ka asnjë dëshmi dhe kjo për neve është e pakuptimtë përderisa Kosova dhe Serbia bisedojnë për normalizimin e marrëdhënieve kjo nuk ish dashtë të ndodhë”, ka deklaruar deputetja Kadrijaj. Kadrijaj ndër të tjera për zeri.info thotë se pala kosovare duhet të ngris çështjen e arrestimeve edhe në Bruksel. Ajo thotë se Qeveria nuk po merret shumë me këto raste por vetëm po premtojnë.

“ Nëse pala kosovare me atë serbe ne Bruksel po arrijnë të nënshkruajnë marrëveshje të dëmshme për Kosovës, pse ata nuk janë marrë edhe me çështjen e shqiptarëve që po arrestohen me akuza të rrejshme. Qeveria nuk po merret shumë me rastet e tilla madje Ministri i Punëve të Jashtme ka pasur vetëm një prononcim duke thënë se po punohet në këtë drejtim”, ka thënë Kadrijaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency