Embëlsirë me verë të kuqe

0

Përbërësit:

▪ 100 gr çokollatë kuzhine e hidhur
▪ 4 ve
▪ 200 gr gjalpë
▪ 200 gr sheqer
▪ 250 gr miell
▪ 1/2 qese pluhur për ardhje
▪ 1 lugë çaji kanellë
▪ 2-3 lugë çaji kakao
▪ 125 ml verë e kuqe

Përgatitja:

Çokollata grihet me thike kuzhine, ose me rende. Vetë ndahen, e bardha e vesë tundet me mikser derisa të ngjizët, dhe futet në frigorifer.

Në një enë qitët buteri dhe bashkë me sheqerin tunden më mikser, pastaj shtohet e verdha e vezëve, duke u përzier njëra pas tjetrës, aq gjatë sa kur qitët veja tjetër, mos të mbetën gjurmë të vezës së parë!

Mielli,çokollata e grirë, kakao, kanella dhe pluhuri për ardhje, përzihen së bashku, dhe i shtohen buterit nga pak, duke u përzier e njëkohësisht duke i shtuar edhe verën e kuqe.

Pastaj e bardha e vezës hiqet nga frigoriferi dhe, 1/3 i shtohet brumit, duke e përzier me mikser, e pjesa tjetër përzihet ngadalë me lugë.

Brumi i përgatitur qitet në tepsi të lyer me yndyrë, në furrën e nxehtë prej 180°C piqet 50 minuta.