Domate të thasra me fasule

0

Përbërësit:

▪ 700 gr domate (shumë të pjekura, të prera në copa)
▪ 2 lugë gjelle vaj ulliri (ekstra i virgjër)
▪ 2 filxhanë çaji fasule të kuqe (ose të bardha, të gatuara)
▪ 2 lugë gjelle majdanoz (i freskët, i copëtuar)
▪ 2 lugë gjelle borzilok (i freskët, i copëtuar)
▪ 2 lugë gjelle kaper (të drenazhuar dhe të copëtuar)
▪ kripë
▪ piper
▪ piper i kuq (me copa)

Përgatitja:

Nxehim paraprakisht furrën në 200 gradë C. Vendosim domatet në një tavë gatimi në furrë dhe i spërkasim sipër me vaj ulliri.

I pjekim për 25 minuta dhe pastaj i heqim nga furra.

Shtojmë përbërësit e mbetur, pastaj i përziejmë mirë dhe i kthejmë në furrë.

I pjekim edhe për 15 minuta të tjera derisa çdo gjë të jetë nxehur dhe të lëshojnë flluska.

I shijojmë dhe rregullojmë sasinë e kripës.

I shërbejmë në temperaturën e dhomës.