Bashkia Korçë propozon një taksë të çuditshme: 100 lekë për metër katror çdo muaj për ata që nuk hapin dyqanet

0
201

Bashkia e Korçës i ka bërë Këshillit Bashkiak një propozim të çuditshëm. Në qoftë se dyqanet nuk i vini në punë, do të paguani një taksë prej 100 lekësh për metër katror në muaj.

Arsyeja është konflikti ndërmjet Bashkisë së qytetit dhe pronarëve të dyqaneve, pas ndërhyrjes për rivitalizimin e objekteve tregtare.

Bashkia ka bërë një planifikim të aktiviteteve tregtare që do të kryhen në këto ambiente, të cilin e quan ‘standardizim të rrjetit tregtar në këtë zonë’, por tregtarët thonë se kjo cenon parimin e lirisë ekonomike.

Këshilltaret e djathtë, minorancë në këtë këshill, u kanë bërë thirrje kolegëve të tyre të majtë që të mos e miratojnë këteë taksë të jashtëligjshme”, raporton portali ‘Mozaik Albania’.

Sipas këshilltarëve të opozitës, është në të drejtën e pronarëve të vendosin nëse i hapin apo jo dyqanet dhe se çfarë do të bëjnë në pronën e tyre.

Sipas bashkisë, bëhet fjalë për objekte që konsiderohen monumente kulture dhe nuk mund të qëndrojnë pa punuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency