Balla ‘refuzon’ takimin me Kokëdhimën, i drejtohet me tone të ashpra në Asamble

0

E- Ish-deputeti Koço Kokëdhima ishte sot pjesë e mbledhjes së Asamblesë së Kryesisë së PS-së. Burime nga brenda mbledhjes së Asamblesë bënë me dije për ‘BalkanËeb’ se Kokëdhima u takua me shumicën e anëtarëve të Kryesisë apo të kabinetit Qeveritar me të cilët siç edhe u duk kishte buzëqeshje dhe komunikim shumë miqësor. I vetmi “incident” ishte ai me nënkryetarin e grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili nuk u tregua edhe aq miqësor me ishdeputetin Kokëdhima në momentin kur ky i fundit tentoi ta përshëndeste. Të njëjtat burime theksuan se Balla iu drejtua Kokëdhimës me ton të ashpër në fillim të mbledhjes, por nuk dihet për çfarë i ka thënë.BW

Loading...

 

Loading...