Voltana Ademi: Fondi social t’i vendoset në dorë bashkive

0
129

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar që ngritja e fondit social ti vihet në dispozicion bashkive. Në një konferencë për reformën e ndihmës ekonomike, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ademi dhe se duhet të zbatohet kjo reformë.

Ademi:  Ajo që vazhdon të jetë një kerkesë e jona është që në kuadër të ligjit të ri të pushteti vendor do të duhet sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet tranferimi i plotë i këtij funksioni tek ata që e kanë përgjegjësinë. Shpesh dyzime të tilla mbi funksionet e përgjegjësitë lënë hapësira boshe ku shteti nuk vepron apo që janë subjekt i një varfërie më të madhe sesa në rastin kur përgjëegjësitë do të ishin të mirëpërcaktuara. Në këtë kuadër unë dua të theksoj që nevoja për administrimin në nivelin vendor të shërbimeve ditore, rezidenciae, të integrimit social, të kujdesit për të moshuarit do të duhej të transferoheshin dhe kjo pritet të ndodhë në administrimin e pushteti vendor.

Unë dua të kujtoj atë që parashikon ligji ngritjen e fondit social, i cili ti vendoset në dorë pushtetit vendor për të bërë politika sociale, sikurse në fakt e ka në përgjegjësi. Unë shpresoj që reformat ë vazhdojë. Ne po punojmë dhe bashkëpunojmë në mënyrë që atë ta bëjmë të mundur, sepse kjo është domosdoshmëri për ata që shërbejne dhe që kanë përgjegjësinë, kryetarët e bashkive. Unë shprehem optimiste se duhet të vazhdojmë që ta bëjmë të mundur që sistemi i menaxhimit të ndihmës ekonomike të funksionojë, jo vetëm për atë ndihmën dhe që ndihma të shkojë aty ku duhet, por edhe për një sistem të mirë, bazë për planifikimin.

Ne nuk kemi trashëguar bazë të dhënash. Ne kemi pasur problematike që lidhej edhe me një mbivendosje të shërbimeve, nga publiku apo nga private.

Ajo që do të duhej është një implementim i mirë i reformës, duke evituar kaosin apo prablematikat e tjera që ndodhin, pro nga ana tjetër duke shprehur angazhimin për të mos patur problematika kur zbatohet apo një agazhim për ta bërë atë në kohë dhe në vazhdimësi.

Kur sistemi do të futet në funksion për ne do të jetë më e lehtë. Unë shpresoj që sistemi të jetë i aksesueshëm nga bashkitë, pikërisht për të bërë planifikimin e shërbimeve por edhe vlerësimin e problematikave më të mëdha dhe raporte të tilla që sistemi duhet të japë, duhet të jenë në duart e kryetarëve të bashkive që të kenë mundësi bazë për një analizë të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency