Standard.al

Po shkëlqejnë me Vllazninë, dy talentet vishen kuqezi

Paraqitja pozitive në këtë fillim kampionati me skuadrën e Vllaznisë ka bërë që dy talentet Uendi Vecaj dhe Rubin Hebaj të marrin ftesë nga trajneri i kombëtares U-21, Redi Jupi, për takimin e fundit të kualifikueseve të Europianit, atë në transfertë ndaj Izraelit, i cili do të zhvillohet më datë 10 tetor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Vllaznisë. Gjithashtu trajneri Jupi ka ftuar nga Vllaznia edhe mbrojtësin Erdenis Gurishta, i cili ka qënë rregullisht pjesë e kombëtares shpresa së fundmi. Vecaj dhe Hebaj, përkatësisht 19 dhe 18 vjeç, duket se janë dy nga futbollistët mbi të cilët do të ndërtohet kombëtarja U-21 në kualifikueset e radhës, teksa një pjesë e futbollistëve kalojnë moshën 21 vjeç. Trajneri Jupi ka filluar të mendojë që tani për ndryshimin e brezave në përfaqësuesen që drejton.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.