Standard.al

Niko Peleshi i vendosur: Nuk ka referendum

Qeveria shqiptare nuk sheh arsye për mbajtjen e një referendumi kundër ligjit për importin e mbetjeve nga jashtë me qëllim riciklimin në vendin tonë.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës, zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se ligji i miratuar me votat e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, është i ndryshëm nga ligji që donte të miratonte qeveria e djathtë 3 vite më parë.

Peleshi tha se ligji parashikon importin e mbetjeve si lëndë të para dytësore, dhe jo të mbetjeve të rrezikshme të cilat digjen apo groposen.

Për këtë arsye tha ai nuk ka pse të ketë një referendum.

“Nuk do të ketë referendum, pasi nuk ka import plehrash.”, tha Peleshi.

Ligji për mbetjet u miratua në Kuvend me 63 vota pro dhe 27 kundër, ndonëse hasi në kundërshti të shoqërisë civile

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.