Miratimi i ligjit/ Importimi i mbetjeve nga jashtë, por bashkia e Tiranës merr për pastrim kompaninë italiane

0
148

Qendra e kryeqytetit tashmë do të pastrohet nga kompania e krijuar mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës në Itali. Për ironi të fatit Itali vjen për të pastruar në vendin tonë, pasi së shpejti mendohet që mbetjet italiane do sillen për riciklim në Shqipëri.

Miratimi i ligjit për importimin e mbetjeve në Shqipëri ka qenë në qendër të diskutimeve si në institucione e deri tek kafenetë. Çështja në fjalë ka hasur kundërshtime të forta si nga politika e deri tek qytetarët e thjeshtë. Megjithëse nga ana e saj qeveria e ka miratuar në Parlament draftin për importimin e mbetjeve. Ajo që bie në sy dhe që është për tu shqetësuar është fakti se vendi është i ndotur nga mbetjet e tij dhe sipas ekspertëve situate është shumë e rëndë dhe e pa përballueshme për të ricikluar dhe mbetjet e vendeve të tjera. Por situate padiskutim më e ndotur paraqitet në qytetet e mëdha të vendit. Sipas raporteve qyteti më i ndotur është Elbasani, i ndjekur nga Tirana, Fieri e të tjerët me radhë. Por situate në kryeqytet do të përmirësohet e thënë kjo nga kryetari i bashkisë. Qendra e kryeqytetit tashmë do të pastrohet nga kompania publike “Eco Tirana”, e krijuar mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës në Itali. Instalimi i konteniereve modernë do të mundësojë për herë të parë ndarjen e mbetjeve në burim. Por ajo që bie në sy punët në kryeqytet ka vetëm në qendrën e tij, e ndërsa pak metra më tutje në periferi situate është e zhytur në papastërti. “Nga sot ne kemi një kompani aktive. Gjysma është në pronësi të Bashkisë së Veronës dhe gjysma është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Do të bëjmë jo vetëm pastrimin e mbeturinave, por për herë të parë do të fusim konceptim e ndarjes që burim. Ne do të investojmë në kontinjerë të rinj, në pajisje moderne, në staf të kualifikuar.  Ne do të bëjmë jo vetëm pastrimin dhe grumbullimin e mbeturinave, por për herë të parë do të fusim edhe konceptin e mbeturinave të ndara që në burim” është shprehur Erion Veliaj.  Kryebashkiaku i Torinos, Flavio Tosi, duke iu referuar marrëveshjes u shpreh se ky rrugëtim i përbashkët do të bëjë të mundur rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve. “Nga sot ne kemi një kompani aktive. Gjysma është në pronësi të Bashkisë së Veronës dhe gjysma është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Do të bëjmë jo vetëm pastrimin e mbeturinave, por për herë të parë do të fusim konceptim e ndarjes që burim. Ne do të investojmë në kontinjerë të rinj, në pajisje moderne, në staf të kualifikua” tha Flavio Tosi.  Ndërsa për Kryeministrin Rama kjo marrëveshje është hapi i parë i një historie suksesi.“Sot jemi akoma në mes të një debati të nxehtë për riciklimin, ndaj është momenti për të dhënë një shembull të fortë për faktin se ne, nga njëra anë kemi një interes kombëtar, publik shumë të rëndësishëm për të mbështetur gjithë industrinë e lehtë shqiptare të riciklimit të mbetjeve të gjelbra, por, nga ana tjetër, kemi gjithashtu nevojë të ngremë në këmbë një sistem të ri për të transformuar qytetarët në partnerë të këtij aktiviteti, i cili është një aktivitet ekonomik i rëndësishëm për ndërmarrjet e riciklimit …” tha kryeministri Rama. Ndërsa ambasadori italian, Alberto Cutillo, tha se kjo marrëveshje është një vlerë e shtuar në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. “Kjo mbrëmje shënon një tjetër zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë. Në bazë të kësaj marrëveshje synohet më pas edhe fillimi i grumbullimit derë më derë të mbetjeve, sipas specifikave, në fillim me operatorët ekonomike, pastaj edhe me familjet” tha Cutillo.  Rama tha e kjo nismë do të rrisë sasinë e mbetjeve që riciklohen në Shqipëri.  “Sasia e asaj që riciklohet sot në Shqipëri nuk është një shifër indiferente: 120 mijë ton në vit nga kjo industri lokale e cila ka investuar ndër vite 273 milionë euro në ndërtesa dhe teknologji. Por, sigurisht, është një shifër që duhet ta tejkalojmë” u shpreh më tej kryeministri Rama. Ngritja e kësaj kompanie publike nuk do të çojë në rritje të tarifës së pastrimit. Ndërsa më lart u fol për fushat që po ndërmerr bashkia e Tiranës për një mjedis më të pastër dhe më pak të ndotur në kryeqytet, Aleanca Kundër importimit të Plehrave ishte dje në qytetin e Vlorës duke marr shkas nga ligji për importin e plehrave  u diskutua mbi çështjet mjedisore në këtë qytet dhe situatën aktuale të mbetjeve. Importi i plehrave është një çështje e cila na ka shqetësuar të gjithëve. Cdo debat sjell progres në shoqëri. Qytetarët të vendosin fatin e tyre, shkruaj në faqen ë tyre në Facebook AKIP.

Reagimi i AKIP

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, ka shumë  kohë  që e ndjek çështjen e plehrave. Ndër shumë  arsye që  kanë  të  bëjnë  me administrimin e brendshëm të plehrave, që shoqërohet me papërgjegjshmërinë  ekstreme të  autoriteteve, ne kemi qenë  gjithmonë  të  bindur që  pas skenarit të  Importit të  Plehrave, ka skenarë  mafiozë dhe politikë, të allishverishëve të të gjitha niveleve. Kryeministri ynë i ka dhënë  të gjitha provat se sa i gatshëm është  për marrëveshje të fshehta, si në rastin e Armeve Kimike, apo të Muxhahedineve, tërësisht në  fshehtësi.  Ne jemi shumë  të  bindur që  këtu ka skenarë për të  zhvendosur një  problematikë  të  një  shteti fqinj, tek Shqipëria e brishtë dhe e lënë  rrugëve.  Industria jonë e riciklimit është  po ashtu një  mister i madh se si është  zhvilluar dhe ka operuar në  këtë  sektor, kur nuk kemi asnjë  raport apo studim për aktivitetin e tyre ; ata na prezantohen si ambjentalistë dhe dashnorë  të  mjedisit, por ne për këtë  punë  nuk kemi asnjë prove.  Një situatë shumë katastrofike ka ndodhur në rastin e në Campania, në Napoli. Në këtë vend të Italisë sot duket dhe  zbërthehet e gjithë  gjëma e plehrave, me përfshirjen e të gjithëve, duke filluar nga pushtet lokal, pushtet qendror, mafie dhe industri, me pasoja katastrofale për një  nga perlat e mesdheut. Shumë reportazhe dhe dokumentarë flasin për situatën dhe  problematikat e plehrave në shumë zona në  Itali, dhe duam- s`duam, i kemi komshinj.. plehrat do të  vijnë  kryesisht nga Italia, duke injoruar tërësisht “Parimin e Afërsisë”. Ndërsa shoqëria civile do të zhvillojë ditën e shtunë një tjetër protestë kundër importit të plehrave. Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë. “Më 1 tetor 2016, ora 11:00 mblidhemi para monumentit të 100-vjetorit te Parku Rinia, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Ne mbrojtje të jetës, në mbrojtje të së ardhmes së fëmijëve, në mbrojtje të Shqipërisë, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptare të dalin të protestojnë masivisht kundër importit të plehrave! Kërkojmë kontributin tuaj, të ndalojmë që Shqipëria të kthehet në depozitën e mbetjeve të botës, duke sjellë pasoja të pariparueshme për mjedisin dhe shëndetin tonë! Thuaje mendimin tënd me datë 1 tetor”, njofton shoqëria civile.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency